Fundamenti

Abazi: Anti-demokratike që të gënjehet për kërcënim ndaj Kurtit duke shfrytëzuar RTK-në dhe keqpërdorur AKI-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka vlerësuar si anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që të gënjehet opinion publik për kërcënime ndaj kryeministrit Albin Kurti, “duke e përdorur transmetuesin publik dhe duke keqpërdorur AKI-në”.

Nëpërmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i Vetëvendosjes ka radhitur disa nga veprimet e pushtetit që i ka cilësuar si anti-demokratike dhe anti-kushtetuese, ku ka përfshirë dhe refuzimin e Qeverisë që të përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

“Këto veprime janë shkatërruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentare. Duhet seancë parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit”, ka theksuar Abazi.

Fundamenti

POSTIMI I PLOTË:

Është gabim, antidemokratike dhe antikushtetuese:
?Të refuzohen pyetjet e deputetëve drejtuar ekzekutivit,
?Të flitet me Danimarkën për dhënien e Burgut të Gjilanit në përdorim, përderisa ka refuzim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës dhe në shoqërinë civile për këtë gjë,
?Të gënjehet opinioni publik për kërcënime ndaj Kryeministrit duke përdorur transmetuesin publik dhe duke keqpërdorur AKI-në dhe duke mos paraqitur asnjë fakt, as kundërshtim ndaj deklaratës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë që demanton Qeverinë e Republikës së Kosovës.
?Të përcaktohet Komisionieri i FSK-së nga një njeri pa legjitimitet dhe pas asnjë transparencë. Është edhe RREZIKIM I SIGURISË KOMBËTARE!Këto veprime janë shkatërruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentare. Duhet seancë parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit. Ministrja e Drejtësisë duhet të thirret me urgjencë në Komisionin Parlamentar për deklarimet e rrejshme lidhur me marrëveshjen me Danimarkën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.