Hidromorava

AAK “zbutet” për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të mos i bashkëngjitet Lëvizjes “Vetëvendosje” në protestën e 1 shtatorit për demarkacionin. Zyrtarë të këtij subjekti politik thonë se gjithë fokusi i tyre do të jetë rrëzimi i Marrëveshjes përmes votës. Edhe te “Nisma për Kosovën” thonë se ende s’kanë vendosur për mënyrën e kundërshtimit të demarkacionit në seancën e fillimshtatorit.

Tri subjektet opozitare në vend, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, nuk kanë qëndrim të njëjtë sa i përket mënyrës së kundërshtimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila pritet të ratifikohet në Kuvend më 1 shtator 2016.

Hidromorava

Përderisa, Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk do të kursejë “asnjë mjet demokratik” si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për ta parandaluar ratifikimin e demarkacionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se i gjithë fokusi i kësaj partie është që të parandalohet ky ratifikim përmes votës kundër, kështu duke shpresuar se as deputetët e koalicionit nuk do ta votojnë Marrëveshjen e 26 gushtit të vitit të kaluar. Ndërsa “Nisma për Kosovën” thotë se do ta vazhdojë kundërshtimin, mirëpo ende nuk ka vendosur për mënyrën e kundërshtimit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se ky subjekt politik tashmë ka filluar punën dhe angazhimin për protestën e 1 shtatorit, në mënyrë që ajo të jetë masive./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.