ARKATANA

AAK vlerësohet adresë e saktë për qeverisje të dinjitetshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të shtunën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, iu bashkuan afër 50 anëtarë të rinj, duke e konsideruar si adresë të vetme që ofron zgjidhje për probleme të shumta që ballafaqohet Kosova. Kreu i AAK-së njëherit kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me të parin e këtij subjekti në Gjilan, dhe zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, uruan anëtarët e rinjë që iu bashkuan rrugëtimit të AAK-së.

Kryeministri Haradinaj tha se “aderimi i sotëm i dhjetëra të rinjve, ekspert të fushave të ndryshme, e forcon vizionin për Kosovën”. Rexhep Kadriu, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, falënderoi anëtarët më të rinjë të aleancës, duke i ofruar terren të mjaftueshëm për ta dhënë kontributin e tyre në dobi të të përgjithshmes. “Ne kemi dëshmuar në vazhdimësi se jemi shkollë e re dhe e kohës në qeverisje. Poashtu, kemi dëshmuar se jemi të hapur për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Qeveria Haradinaj çdo ditë po e bënë Kosovën më të përshtatshme për jetë, dhe më të matshme me vendet e zhvilluara”, tha Kadriu.

GRANDEMALL

Ndryshe, kryeministri Haradinaji shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputet të Kuvndit të Kosovës, kanë inspektua punimet në Autostradën e Gjilanit për të parë nga afër dinamikën e punës. Në mbrëmje, Haradinaj ka realizuar një takim me strukturat e AAK-së, duke i falënderuar për besnikërinë përgjatë dy dekadave gati ndaj subjektit të cilin e drejton.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ministri Lekaj, Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi, informuan strukturat e partisë për projektet që janë realizuar dhe ato që janë të parapara të realizohen deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.