AAK themelon nëndegët në Haxhaj, Demiraj e Selishtë
Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për përkrahjen e madhe që ata po i japin vizionit të AAK dhe mbështetjen e fuqishme për Ramush Haradinaj.
Rexhep Kadriu gjatë qëndrimit në fshatrat Haxhaj, Demiraj e Selishta ka thënë se AAK do të jetë e pranishme kudo dhe në çdo pjesë të Anamoravës. “Jemi këtu për t`ju ofruar mbështetje e përkrahje në zgjidhjen e problemeve të juaja. AAK do të jetë gjithmonë pranë jush dhe jam i lumtur që sot ju keni vendosur t`i bashkoheni radhëve të AAK-së” ka shtuar Kadriu.
Ndryshe tashmë AAK në fshatrat Haxhaj, Demir dhe Selishtë ka themeluar nëndegët e saj ku ka zgjedhur kryetarin e nëndegës Hasip Dauti një personalitet i respektuar i këtij rajoni.
“Falënderoj qytetarët e këtij rajoni për mbështetjen e madhe në vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mbështetjen e fuqishme për kryetarin Ramush Haradinaj” ka thënë Kadriu./rajonipress/




