AAK: Sot Gjilanit iu konfirmua se fuqishëm është në agjendën e qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, sot i bëri vizitë Gjilanit. I shoqëruar nga kandidati për kryetar të Gjilanit, njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, inspektuan punimet në rrugën qarkore, si dhe zgjerimin e rrugës në hyrje të Gjilanit nga Ferizai.

Ministri Lekaj u zotua se Gjilani dhe Anamorava do të jenë prezent fuqishëm në agjendën e kryeministrit Haradinaj.

Uji Dea

Ndërsa kandidati për kryetar të Gjilanit, njëherit nënkryetar aktual i Gjilanit, Rexhep Kadriu, tha se Gjilanin e presin ditë të mira, sepse në Kosovë ka filluar ndryshimi, dhe kjo vizitë e sotme e ministrit Lekaj, shënon hapin e parë për zhvillimin e Gjilanit, ndërsa hapi tjetër do të bëhet me 22 tetor”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/