Uji Dea

AAK shton aktivitetet në teren, të rinjtë mobilizohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesia e AAK-së në Gjilan po vazhdon takimet me kryetarët e nëndegëve, duke rritur kështu edhe më shumë intensitetin e punës së aktivistëve të kësaj partie, ka thënë nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli.Kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, ka thënë se falë interesimit dhe angazhimit të këtyre të rinjve për Aleancën, është marrë vendim që nga sot të futen në kryesi, në mënyrë që ky angazhim të vazhdojë si punë ekipore e një Aleance të të Rinjve, që po punon në të mirë të çdo të riu në Gjilan.

Selami Xhemajli së bashku me sekretarin e përgjithshëm të AAK-së në Gjilan Nazim Gagica, gjatë ditës së premte janë takuar me kryetarët e nëndegëve të Qendra I, II, III; Reshat Ymeri I, II; Livoq i Ulët, Livoq i Epërm, Cernicë, Kravaricë, Vrapqiq dhe Gumnishte.

Në këtë takim morën pjesë edhe koordinatorët që përfshijnë këto pjesë, Muhamet Kastrati dhe Xhevat Bekteshi, ndërsa u diskutua për angazhime që po bëhen dhe që duhet bërë që në zgjedhjet e nëntorit AAK të dal fituese.

Fundamenti

Kurse Aleanca e të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan, gjatë takimit të rregullt me anëtarët e kryesisë si dhe kryetarët e nëndegëve, ka rritur numrin e anëtarëve të kryesisë, duke sjellë kështu emra të rinj.

Kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, ka thënë se falë interesimit dhe angazhimit të këtyre të rinjve për Aleancën, është marrë vendim që nga sot të futen në kryesi, në mënyrë që ky angazhim të vazhdojë si punë ekipore e një Aleance të të Rinjve, që po punon në të mirë të çdo të riu në Gjilan.

“Duke filluar nga prurjet e reja në kryesi, ARK po vazhdon aktivitetin e saj, tani edhe me rritjen e numrit të nëndegëve si dhe ristrukturimin e kryesive, ku kjo javë dhe java që vjen, pritet të jetë një javë intensive”, ka thënë Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.