ARKATANA

AAK riorganizon nëndegët edhe në qytet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – AAK në këto zgjedhje ka bërë riorganizimin e nëndegëve në qytet, ku nga 13 nëndegë sa kanë qenë funksionale, do të konstituohen 27 nëndegë, mirëpo gjatë punës në teren duke parë interesim e madh për tu angazhuar në strukturat e nëndegëve të AAK-së, grupi punues për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve do t`i shqyrtojë kërkesat e anëtarësisë për riorganizimin e nëndegëve edhe në fshatrat të mëdha ka thënë Rexhep Kadriu.

Ka përfunduar java e dytë e Kuvendeve zgjedhore të degës së AAK-së në Gjilan e cila u karakterizua me një pjesëmarrje masive në të gjitha kuvendet e nëndegëve. Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve të brendshme të partisë ishte aderimi i një numri të madh të anëtarëve të rinjve si dhe interesimi i tyre për tu angazhuar në strukturat udhëheqëse të këtyre nëndegëve.

AAK në këto zgjedhje ka bërë riorganizimin e nëndegëve në qytet, ku nga 13 nëndegë sa kanë qenë funksionale, do të konstituohen 27 nëndegë, mirëpo gjatë punës në teren duke parë interesim e madh për tu angazhuar në strukturat e nëndegëve të AAK-së, grupi punues për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve do t`i shqyrtojë kërkesat e anëtarësisë për riorganizimin e nëndegëve edhe në fshatrat të mëdha tha Rexhep Kadriu i nominuari për kryetar të degës së AAK-së në Gjilan.

Fundamenti

Karakteristikë tjetër e këtyre zgjedhjeve është; se fryma konsensuale për freskim me kuadro të reja që mbretëron në nivel të degës së AAK-së në Gjilan, e cila shprehet me kandidimin e zotit Rexhep Kadriu për Kryetarë të Degës, po bartet edhe në nivele të nëndegëve , ku nga 20 kuvende të organizuara deri tani, 12 janë figura të reja që do të udhëheqin me nëndegët e AAK-së, Gjilan.

Vlen të theksohet së në të gjitha këto aktivitete zgjedhore, në mbështetje të kandidaturës se zotit Kadriu dhe të procesit zgjedhorë , po merr pjesë aktivisht dhe me një angazhim shumë kontributdhënës edhe ai që cilësohet si emblemë e AAK-së, zoti Ahmet Isufi i cili para anëtarësisë së AAK-së po paraqet vizionin e përgjithshëm të AAK-së.

Kandidatura e zotit Rexhep Kadriu po pritet jashtëzakonisht mirë nga strukturat, anëtarësia e gjerë dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e grupit punues të AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.