AAK: Rexhep Kadriu i kapërcen vijat partiake, përkrahet nga të gjithë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në vazhdën e mobilizimit nëpër nëndegë për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu takoi strukturën e nëndegës “Rruga e Prishtinës”.

Kadriu kërkoi mobilizim nga struktura e nëndegës në këtë lagje, si arterie e fuqishme AAK-së në Gjilan. “Në këto zgjedhje kemi dal me ofertën më të mirë, dhe me listën më profesionale. Disponimi qytetarë është për një Gjilan ndryshe, ndërsa vlerësimi i gjilanasve është që ne të udhëheqim në mandatin e ardhshëm katër vjeçar”, tha Rexhep Kadriu.

UBT

Në këtë takim u prezantua edhe kandidatja për asamble komunale nga kjo lagje, Mimoza Kadriu e cila falënderoi kryetarin Kadriu për besimin e dhënë, dhe premtoi se nëpërmjet saj si asambleiste e ardhshme, dhe Rexhep Kadriut kryetar i Gjilanit, do të realizohen të gjitha kërkesat që vijnë nga ky lokalitet./rajonipress/

Mund të ju interesoj: