United Hospital

AAK-PDK bashkë edhe në zgjedhje qendrore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbështetja e dhënë nga partia e Ramush Haradinajt për partinë e kryeministrit Hashim Thaçi në nivelin lokal është një paralajmërim për koalicion të ri ndërpartiak për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Kështu vlerësojnë analistët politik vetëm pak ditë pasi që koalicioni AAK-LDD ka vendosur ta përkrahë në balotazh PDK-në në qytetin e Prizrenit, të cilin qytet lideri i partisë më të madhe në vend e pati quajtur edhe si “Jerusalemi i PDK-së”.

Analisti Halil Matoshi nuk sheh asnjë risi në ofrimin e PDK-së me AAK-në.

Uji Dea

“Koalicion i arritur në mes PDK-së dhe AAK-së në nivelin lokal në Prizren, nuk është asgjë e re, sepse vet Haradinaj me kthimin e tij nga Tribunali i Hagës ka paralajmëruar ofrimin me partinë e Thaçit. Pra, s’ka asnjë dilemë se AAK-ja e Haradinajt përfundimisht e ka zgjedhur partnerin e saj të koalicionit për të qeverisur si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të pranverës, ose në fillim të verës së ardhshme, por që, siç deklaroi ai, kjo mund të
ndodhë vetëm më një konsensus të plotë të subjekteve politike…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.