ARKATANA

AAK: Nuk ka dyshim se ka ardhur koha për njerëz të dëshmuar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Nuk ka dyshim se ka ardhur koha për njerëz të dëshmuar dhe me projekte konkrete për zhvillimin e vendit. Ne besojmë në vullnetin e Ramush Haradinaj”. Kështu janë deklaruar qytetarët e Bresalcit, gjatë takimit të mbrëmshëm që patën me kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi dhe kryetaren e Aleancës së Gruas në nivel vendi Magbule Shkodra, që të tre këta që njëherit janë edhe kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës në radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, tha se këta tre kandidatë që përfaqësojnë Gjilanin, janë njerëz me punë të pastër dhe kanë dëshmuar se i qëndrojnë në krahë qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo projekt në të mirën e përgjithshme.
“Kur kemi vendosur të hyjmë në bashkëqeverisje në Gjilan, jam takuar me kryetarin Haradinaj dhe mbajë mend që më pati thënë; ruaje nderin e familjes, fytyrën tënde dhe puno për qytetarët. Kësaj besojë që ia kemi dalur me sukses, sepse sot lirshëm bisedojmë me qytetarët sepse i kemi ndihmuar dhe kemi punuar për ta, prandaj edhe nuk kemi asnjë pengesë. E kemi dëshmuar përgjatë këtyre tre vite e gjysmë se ne jemi gjeneratë që duam të punojmë për mirë”, ka thënë Kadriu.

Magbule Shkodra, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës, tha se e mira e këtyre zgjedhjeve të parakohshme është se kandidat për kryeministër të Kosovës e kemi Ramush Haradinaj.
“Kosovës po i vjenë një kryeministër që din dhe ka guxim të marrë vendime të rëndësishme për vendin, ndërsa Gjilani ka në dispozicion tre kandidatë për deputetë të cilët kanë në mbrojtje interesin e qytetarëve të Gjilanit dhe tatimpaguesve të Anamoravës ti kthehen paratë me investime”, ka thënë Shkodra.

UBT

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel qendror në këtë takim mobilizues tha se për fat të keq Kosova po hynë në proces të parakohshëm zgjedhor si pasojë e një qeverisje që nuk ishte në gjendje ti kryejë punët për të cilat ishte ngarkuar ti kryente.

“Besojë fuqishëm se Kosova më nuk do të ketë qeveri e cila dorëzohet në gjysmë të rrugës. Kosova do të ketë qeveri me një kryeministër që do të marrë vendime të nevojshme për shtetin dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kosova është i vetmi shtet që për liberalizimin e vizave, kushtëzohet me demarkimin e kufirit me një shtet fqinjë. Kjo nuk ndodhë për shkak të kritereve, por për shkak se qeveria e Kosovës ka bërë gabim në proces dhe këmbëngulësia e saj për ta kaluar në Kuvend një projekt që e dëmton vendin, e ka dërguar në shtëpi qeverinë Mustafa”, ka thënë Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.