GRANDEMALL

AAK në luftë virtuale me “mjekrat”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në një “luftë virtuale” me grupe që mbështesin islamin radikal në Kosovë. Deklaratat e liderit të kësaj partie se nuk i “respekton flliqanat me mjekra që mundohen të na tregojnë çfarë është besimi”, ka bërë që në rrjetin social facebook të hapet një faqe e veçantë, nga ky komunitet që është tepër aktiv online.

“Të gjithë kundër Ramushit” është emri i grupit në facebook, që ka marrë rreth 19 mijë pëlqime.

Uji Dea

Në këtë faqe janë akuzuar për fyerje nga më të rëndat për liderin e AAK-së, dhe ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj. Atij i janë kujtuar, veç tjerash, shumë ish-bashkëluftëtarë të tij që kanë bartur mjekra, duke nisur që nga komandanti legjendar Adem Jashari, komandant ‘Mjekra’ e disa të tjerë.

Ky veprim i këtij komuniteti ka bërë që veteranët e UÇK-së dhe familja e Nijazi Azemit – komandant ‘Mjekra’ të kërkojnë publikisht që të ndalen abuzimet me emrin e këtij komandanti nga, siç thuhet, “grupe të caktuara antikombëtare” që përdorin emra të dëshmorëve./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.