RCCOLA

AAK në Gjilan e përgatitur për zgjedhjet nacionale, synon pesë deputet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha se ky subjekt politik i pret zgjedhjet nacionale me një mobilizim të madh dhe me synimin për të fituar pesë deputet. Rexhep Kadriu i cili edhe është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor tha se kandidatët për deputet do të jenë vetë ai, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Fehmi Fetahu dhe Magbule Shkodra.

Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan dhe shef i shtabit zgjedhor thotë për rajonipress se zgjedhjet nacionale i presin shumë më të organizuar dhe më të përgatitur për shkak se në AAK ka një optimizëm të madh meqë performanca e tyre e treguar në qeverisjen lokale është një tregues për të votuar kandidatët e tyre për deputet raporton rajonipress.

Kadriu tha se tanimë AAK ka formuar shtabin zgjedhor derisa ai është zgjedhur shef i saj. Kadriu thotë se është i kënaqur edhe me aderimet e fundit në AAK e të cilat kryesisht janë vijnë nga PDK dhe VV.”Ne kemi kuadro të shumta që po na bashkohen dhe po kërkojnë që të kyçen në AAK sepse po shohin perspektivën dhe optimizmin pikërisht në programin e AAK-së dhe në ardhjen në pushtet të Ramush Haradinajt si kryeministër” tha Kadriu.

Fundamenti

Kadriu tha se AAK në Gjilan ka pesë kandidatë për deputet: Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Fehmi Fetahu dhe Magbule Shkodra. “Ne synojmë t`i fitojmë këto pesë vende sepse AAK e ka dëshmuar me punë dhe përgjegjësi institucionale edhe në qeverisjen komunale në Gjilan. Drejtoritë e AAK-së në Gjilan janë me një performancë shumë të lartë dhe qytetarët e Gjilanit e kanë fare lehtë dhe arsye të madhe që ta votojnë kandidatin e AAK-së” tha Kadriu.

Ndryshe Kadriu tha e deputetet e zgjedhur nga AAK-ja nuk do jenë kandidatë pasiv, por aktivë dhe të përgjegjshëm ndaj kërkesave të rajonit të Anamoravës. “Unë jam i sigurt se deputeti i AAK-së do të ndryshojë nga kjo garniturë e tanishme që ishte sepse deputetet tanë do të jenë në ballë të kërkesave të gjilanasve dhe të rajonit të Anamoravës në përgjithësi”.

Kadriu tha se nëse do të zgjidhej deputet atëherë do të jepte dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të komunës së Gjilanit./rajonipress/