ARKATANA

AAK merr përkrahje në rrugën e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të martën ka marrë pjesë në kuvendin për themelimin e nëndegës së re në rrugën e Prishtinës.

Kadriu, ka thënë se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, AAK themelon nëndegën e tretë në rrugën e Prishtinës, ndërsa ka bërë thirrje që të zgjidhet një kryetar, i cili propozon një kryesi me gjithpërfshirje të lagjes.

“Unë si kryetar, kam filluar me aksione, me punë. I kam ndihmuar qytetarit aty ku kam pasur mundësi dhe ku e kam parë që është e nevojshme. Investimet e komunës kanë qenë shumë të pakta ose nuk ka pasur fare. Komuna ka investuar vetëm aty ku ka pas bastion të vetin dhe jo dikund tjetër, prandaj unë premtojë që në të ardhmen, do të kem investime në çdo lagje dhe nuk do të bëjë diferencime”, ka thënë Kadriu.

GRANDEMALL

Ai ka thënë se beson që kjo nëndegë do të jetë e fortë në të ardhmen, sepse ka interesim të qytetarëve për të punuar dhe për tu angazhuar.

Kadriu, në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i parë dhe bartësi i listës Selami Xhemaili, si dhe anëtarët e kryesisë dhe kandidatët për këshilltarë komunal Mimoza Kadriu, Xhylie Hajdari dhe Fadil Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.