Uji Dea

AAK mbështet Nexhmedin Arifin në balotazh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Nexhmedin Arifi, kandidati i PDK-së për kryetar komune që do të garojë në balotazh kundër Sokol Halitit të LDK-së, do ta ketë mbështetjen edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti, pasi u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy subjekteve.

Kryetari i degës së AAK-së në Viti Visar Demiri ka thënë se Koalicionin me PDK-në e konsideron të natyrshëm dhe se për këtë marrëveshje kanë marrë edhe bekimin në qendër, derisa kandidati për kryetar komune Nexhmedin Arifi, tha se ky koalicion është rezultat i punës së mirë që kanë pasur gjatë 4 viteve të kaluara me AAK-në.

Mobi Casa

Arifi tha se shpreson se do të fitoj garën në balotazh dhe bashkë me AAK-në do ta qeverisin Vitinë në 4 vitet e ardhshme.

Abdyl Bajrami nga PDK tha se ky koalicion po bëhet për interesin e qytetarëve të Vitisë në mënyrë që projektet e nisura nga PDK-ja t`i realizojmë bashkërisht me qytetarët tanë./rajonipress/