FITORJA

AAK kërkon daljen nga kriza: Pjesë e zgjidhjes të jenë edhe ata që e shkaktuan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese për media ka shprehur gatishmërinë që të jap kontributin e saj për gjetjen e një rruge për dalje nga kriza. Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që për këtë të bashkëpunojë edhe me Qeverinë, por sipas tyre jo në format të cilat kjo e fundit i ka propozuar deri sot.

Sipas AAK-së, kriza në të cilën ndodhet vendi është më e thella ndonjëherë.

“Kriza politike që ka përfshirë Kosovën, asnjëherë nuk ka qenë më e thellë se sa sot. Shumë nga politikanët, intelektualët, opinionistët, gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm, por edhe partnerët ndërkombëtarë, po përpiqen të jenë pjesë e zgjidhjes, qoftë me ide, qoftë me veprime konkrete”.

“Do të duhej që pjesë e zgjidhjes të bëhen edhe ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, e jo të provojnë që ta thellojnë atë akoma më shumë, me shpresë se vetë do të jenë të kursyer”.

Fundamenti

AAK thotë se kriza nuk zgjidhet me komisione që do ta interpretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Idetë që të krijohen do farë komisionesh që do ta intepretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize”.

“Prandaj të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk do të duhej të ndërmerrnin veprime që e rëndojnë situatën, por që janë në funksion të zgjidhjes së krizës politike që e ka përfshirë vendin”.

“AAK do të jetë e përkushtuar të japë gjithçka nga vetja, që vendi ta kapërcejë këtë krizë!”, thuhet në fund të kumtesës së AAK-së dërguar mediave./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.