KKVITI

AAK-ja në Qeveri, vetëm pa Thaçin

/ 1 minutë lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kurrë nuk do të pranojë të jetë në një qeveri, ku pjesë e saj do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Kështu ka thënë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, gjatë një interviste për “Zërin”.

Ai thotë se AAK-ja në asnjë formë nuk do të pranojë bisedime për veriun e Kosovës.
“Kushdo që insiston se veriu të jetë dialog në tavolinë është armik i Kosovës”, thotë ai, derisa shprehet i bindur se presionet ndërkombëtare nuk kanë vend në Aleancë për asnjë lloj “pazari”.

RCCOLA

Haradinaj thotë se qeveria aktuale është e shantazhuar, e korruptuar, e udhëhequr nga SHIK-u dhe, sipas tij, në asnjë formë nuk do të arrijë që të ballafaqohet me Qeverinë e Beogradit.