Hidromorava

AAK: Epiqendra e fitores së Rexhep Kadriut, është në “Arbëri”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e tetorit, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, takoi strukturën e nëndegës “Arbëria III”.

UBT

Si asnjëherë më parë po ndodh një mobilizim për fitore. Kosova po përjeton një qeverisje krejt ndryshe, e cila po prekë direkt në arterie të ndryshimit për së mbari të të udhëhequrit me vendin. “Është kryeministri Haradinaj ai i cili e nisi ndryshimin në Kosovë, e pas 22 tetorit AAK-ja do ta sjell edhe në Gjilan ndryshimin. Projekti ynë për një komunë shembull, po krijon panik tek kundërkandidatët tanë, të cilët thellë në ndërdije e pranojnë se Gjilani ndryshon veç me AAK-n dhe listën e saj për asamble. Ne kemi aftësi, projekte, ndershmëri, dhe kemi frikë Zotin, prandaj qytetari dhe mirëqenia e tij janë fokusi ynë”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: