UBT

AAK ende nuk e di hisen e qeverisjes në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Derisa AKR ka bërë publike marrëveshjen me PDK, AAK dega në Kamenicë ende nuk e ka ta qartë se çfarë do të përfitojë nga marrëveshja me Begzad Sinanin. Lulzim Leci kryetar i AAK-së në Kamenicë tha për rajonipress se gjithçka do të vendoset në harmoni me këshillin drejtues të AAK-së dhe me vet PDK e Begzad Sinanit.

AKR në Kamenicë e ka të qartë se çka do të udhëheq në qeverisjen katërvjeçare të Begzad Sinanit.

Sipas marrëveshjes AKR pret të udhëheq me postin e nënkryetarit të komunës dhe të katër drejtorive. Këtë tashmë e ka konfirmuar për rajonipress vet kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi, raporton rajonipress.

Por në taborin e AAK-së e cila e ndihmojë në balotazh Sinanin që të fitojë betejën përballë Shaip Surdullit, ende nuk e kanë të qartë se çfarë do të përfitojnë nga marrëveshja dy paleshe mes Lulzim Lecit e Begzad Sinanit.

Uji Dea

Lulzim Leci kryetar i AAK-së në Kamenincë tha për rajonipress se ende nuk ka biseduar me Begzad Sinanin se çfarë do të marrin në qeverisje.”Ne presim shpejt që të takohemi me Këshillin Drejtues të AAK-së dhe më pastaj të dalim me veprime konkrete. Unë kam biseduar në takime dypalëshe me Begzad Sinanin dhe besoj se gjithçka do të sqarohet në takimin tonë të përbashkët” tha Leci.

Leci megjithatë tha se nuk kanë qenë shumë të dhanun pas posteve sepse e rëndësishme është qeverisja efikase në katër vitet e ardhshme.

Sipas Lecit AAK-ja në Kamenicë ka kuadro të të gjitha kategorive dhe është në gjendje që të udhëheq me secilën drejtori.”Ne ishim në qeverisje edhe me Shaip Surdullin dhe kemi dëshmuar e demonstruar menaxhim efikas dhe kështu do të ndodhë edhe në këtë mandat” tha Leci. /rajonipress/