AAK e vlerëson të qetë procesin zgjedhor
Gjilan – Sipas AAK-së deri ora 15:00, rreth 27% e qytetarëve kanë shfrytëzua të drejtën për të votuar.
Në bazë të informacioneve që vinë nga vëzhguesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nëpër vendvotime, pjesëmarrja në votime e qytetarëve deri ora 15:00 është rreth 27%.
AAK e vlerëson si të qetë procesin zgjedhor, njëkohësisht bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, sepse na ndajnë edhe pakë orë deri në mbyllje të këtij procesi zgjedhor e demokratik.
Gjithashtu, AAK bën thirrje tek të gjithë qytetarët, komisioner e vëzhgues, të kontribuojnë bashkërisht që ky proces të finalizohet pa ndonjë incident dhe kësisoj të japim testin e radhës./rajonipress/


