Uji Dea

AAK e LDD zyrtarizojnë koalicionin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramushj Haradinaj, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor për të garuar bashkë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Lideri i AAK-së ka thënë se bashkimi me LDD-në po bëhet për të ndryshuar gjendjen në Kosovës dhe për t’i ndërruar trendet e zhvillimit.

Ndërsa Lideri i LDD’së, Nexhat Daci ka thënë se po bashkohen për të vazhduat rrugën e Rugovës.

Për Haradinajn dhe ish-Presidentin Rugova, Daci ka thënë se janë thelluesit e demokracisë plurale në Kosovë.

“Është edhe një çik emocion sepse po vazhdohet një traditë e mirë edhe kombëtare, edhe politike, edhe profesionale”, ka thënë Daci.

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se synojnë ta kthejnë besimin e qytetarëve se munden edhe bashkë të ecin në proceset e ardhshme politike.

Uji Dea

“Qëllimi është që t’i japim edhe një vizion, edhe një mesazh elektoratit në Kosovë, por edhe një optimizëm popullit mbarë që është e mundur të ecim bashkërisht në proceset pozitive”, ka shtuar ai.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës ku thuhej se me LDD-në kjo parti ka zhvilluar një varg bisedimesh të veçanta dhe i ka ofruar asaj të gjitha mundësitë e arsyeshme për të bashkëpunur, madje edhe si partnerë të një koalicioni parazgjedhor.

Aty thuhet se oferta e LDK-së ka qenë oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë tepër serioze dhe e motivuar ashtu që ta bashkojë elektoratin rugovian.

“Në situatën e krijuar pas marrëveshjes ndërmjet AAK-së dhe LDD-së, Kryetari dhe strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës i bëjnë thirrje elektoratit rugovian në mbarë Kosovën që t’i bashkohet LDK-së, sepse vetëm LDK-ja e përfaqëson në mënyrë autentike dhe të besueshme rugovizmin dhe votën e rugovistëve. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë punën e saj me subjektet politike dhe me elektoratin e djathtë, për të bashkërenduar veprimet e veta drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton KP.

Në komunikatë theksohet se LDK do ta vazhdojë punën e saj me subjektet politike dhe me elektoratin e djathtë, për të bashkërenduar veprimet e veta drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme. /Telegrafi/