UBT

AAK: Dhuna ndaj kujtdo qoftë, nuk është pjesë e traditës sonë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, dënon ashpër sulmin fizik ndaj ish-kreut të OVL UÇK-së, Ahmet Daku, në vendin e tij të punës. Jemi të shqetësuar që në këto ditë kur i gjithë kombi shqiptar feston datat historike në të cilat janë bërë kthesa të mëdha kombëtare, të shohim dhunë dhe sulme fizike ndaj atyre që ishin pjesë e përpjekjeve për liri e pavarësi.

FITORJA

Veprimet e tilla nuk janë pjesë e vlerave tona kombëtare e shtetërore. Për më tepër, bien ndesh me çdo vlerë të krijuar me shumë mund. Ne, po festojmë nëntorin e përpjekjeve të mëdha për të krijuar shtet të pavarur, demokratik e ligjor. Pra, të gjitha pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, duhet të zgjidhen nëpërmjet organeve të drejtësisë. Andaj, inkurajojmë organet e drejtësisë që në mënyrë krejtësisht të pavarur dhe pandikuar ta zbardhin këtë rast thuhet në reagimin e AAK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.