AAK: “Arbëria” i jep vulën e fitores projektit të Haradinajt për Kosovën
Gjilan – Lagja “Arbëria” është një ndër lagjet më të mëdha të Gjilanit, rrjedhimisht përcaktuese e fituesit në Gjilan. Gatishmëria e “Arbërisë” për ndryshime është e madhe, andaj ndryshimin e shohin në koalicionin e madh me kryeministër Ramush Haradinaj thuhet në njoftimin e AAK-së.
Ramadan Iseni dhe Shefqet Ajeti, kryetar të dy nëndegëve në lagjen “Arbëria” thanë se është nevojë urgjente për me ndryshue qeverisja, me ndryshue kahja e qeverisjes nga e cila përfitues të vetëm janë qytetarët dhe shteti. “Qytetarët nga kjo lagje janë të gatshëm me i dhënë mbështetje kandidatëve të AAK-së nga Gjilani për shkak se Rexhep Kadriu me punën e tij si nënkryetar i Gjilanit ka dëshmua se është i interesuar me punua për qytetarët”, thanë Iseni e Ajeti.
Ardian Foniqi anëtar i kryesisë së AAK-së para të pranishmëve tha se me kandidaët për deputet që vijnë nga radhët e AAK-së, na bashkon rruga e punëve të mira për shtetin e kombin.
Ndërsa bëri thirrje për përkrahje masive për kandidatet Isufi, Shkodra e Kadriu, në mënyrë që Gjilanit t`i kthehet investimi dhe zhvillimi. “Kandidati ynë për kryeministër, Ramush Haradinaj ka dëshmuar edhe në luftë, por edhe në paqe se ai i duhet qytetarëve, i duhet Kosovës dhe të ardhmes”, përfundoi Foniqi.
Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan, njëherit edhe kandidat për deputet tha se jemi sot këtu, në një lagje në të cilën ndjehem si në familjen time. “Kemi qen bashkë me banorët e kësaj lagje gjatë shumë punëve. Nevojat e kësaj lagjeje na kanë obliguar që të jemi aktiv me punë e angazhime”, tha Kadriu.
Kadriu gjatë këtij takimi mobilizues për zgjedhjet e 11 qershorit, bëri thirrje për organizim dhe masovizim për ta mbështetur Ramush Haradinaj për kryeministër dhe kandidatet nga Gjilani. “Gjatë kësaj kohe sa jemi në bashkëqeverisje në Gjilan, i kemi dhënë një mësim të mirë sesi qeveriset dhe si duhet t`i qasemi problemeve të qytetarëve”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një mision të cilin bashkërisht kemi me realizuar. “Ky mision përmban në vete gjenerim të vendeve të reja të punës, një shëndetësi të mirëfilltë, dhe që Gjilani të jetë prioritet në agjendën e kryeministrit Haradinaj”, shtoi Kadriu.
Nga ne kërkohet ta mbështesim kryetarin Haradinaj në këtë rrugëtim, ndërsa Ramushi si kryeministër do ta mbaj fjalën për ta ndryshuar Gjilanin. “Gjilani kësaj here nuk duhet ta shpërndaj votën jashtë Gjilanit. Kemi tre kandidat nga Gjilani, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe Rexhep Kadriu. Mbështetja juaj për këta kandidat, nënkupton mbështetje për projektet e Ramushit për Gjilanin, mbështetje për te ardhmen tuaj”, përfundoi ai./rajonipress/


