Eko Higjiena

AAB Prishtina fituese e turneut ndërkombëtar në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Klubi i volejbollit AAB Prishtina, në konkurrencën e femrave është fituese e turneut ndërkombëtar që u mbajt të dielën në Gjilan.

Ky turne është organizuar nga klubi i njohur në Kosovë, KV Drita në bashkëpunim me Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport në Gjilanit për nder të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

KV Forshped nga Velesi i Maqedonisë, KV Skenderaj i fuzionuar me ekipin KV Kastriotit, nderuan këtë turne që mëtohet të jetë tradicionale. Këtë turne të karakterit ndërkombëtar e hapi Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, Veton Nevzadi, që njëhërit edhe e kishte mbështetur këtë turne.

Ne gjysmëfinalen e parë u përballen KV Forsped me Skenderajn. Pa ndonjë mund të madh mysafiret nga Velesi i Maqedonisë shkuan ne finale duke mposhtur KV Skenderajn me rezultat 2:0 në sete. Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë u përballen KV Drita kundër KV AAB Prishtina.

Uji Dea

Mysafiret nga Prishtina të përforcuara në afatin kalimtar me dy bullgare Irena Mishonova dhe Ilijana Dimcheva, si dhe me potencialin e sezonit të kaluar, treguan një lojë shumë të bukur kundër gjilanasve duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 2:0 në sete.

Ndërkaq, në ndeshjen për vendin e tretë ndërmjet KV Drita dhe Skenderaj, nikoqirët u treguan më të mirë se mysafiret nga Skenderaj duke triumfuar me rezultat 2:0 ne sete. Ky turne që u përmbyll me finalen e bukur në mes KV AAB Prishtina dhe Forshped Volley.
Finalja është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive dhe mjaft interesante. AAB u desh të djersitët goxha shumë për ta fituar sfidën ndaj ekipit nga Maqedonia.

Volejbollistet e të dy skuadrave treguan vërtet një lojë të madh dhe dramatike. Finalja u zhvillua në pesë sete, pasi që i gjithë takimi ishte i baraspeshuar, ndërsa në setin e pestë dhe të fundit ishin vashat e Naser Krasniqit, ato që fituan këtë finale të madhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.