Fundamenti

A u bisedua me Kurtin edhe për koalicion, flet Bedri Hamza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur lidhur me takimin e djeshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, takim ky që u zhvillua në objektin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, të cilën Hamza e udhëheq si kryetar.

Hamza ka theksuar se asnjëherë nuk ka vënë pengesa për takime e biseda me askënd, duke nënvizuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim, sidomos kur është në interes të qytetarëve.

“Dje jemi takuar me Kurtin në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës, ku kemi biseduar për projektet që janë në interes të qytetit, edhe të Komunës së Mitrovicës së Jugut, edhe të Mitrovicës së Veriut. Një ndër obligimet ligjore është krijimi i bordit të përbashkët prej 11 anëtarësh: 5 nga Mitrovica e Jugut, 5 nga Mitrovica e Veriut, dhe një e cakton Qeveria,” deklaroi Hamza, duke përmendur edhe disa projekte të tjera të përbashkëta për qytetin.

Ai shtoi se është i kënaqur që si kryetar i Mitrovicës ka realizuar projekte në të dy anët e qytetit, pa zhurmë e pompozitet, por me rëndësi për komunitetin.

Uji Dea

“Një prej projekteve është shëtitorja përgjatë lumit Ibër, edhe në pjesën veriore edhe në atë jugore. Gjithmonë jam i gatshëm për bashkëpunim, si me kolegët nga Mitrovica e Veriut ashtu edhe me komunat e tjera në veri të Kosovës, për çështje që janë në interes të përbashkët,” tha ai në RTVDukagjini.

Hamza sqaroi se temat e takimit kanë qenë vetëm për çështje lokale dhe projekte konkrete për Mitrovicën.

Sa i përket spekulimeve për diskutime rreth koalicioneve në nivel qendror, ai i mohoi kategorikisht.

“Sigurisht që ka pasur spekulime se a ka pasur biseda edhe rreth koalicionit në nivelin qendror. Unë po ua them jo, se me kon pas, kisha thënë po,” përfundoi Hamza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.