A po rritet e fuqizohet seriozisht AKR në Gjilan
Gjilan – Aleanca Kosova e Re është një subjekt që sa vjen e ngritet, sa vjen e rritet, sa vjen e fuqizohet çdo ditë e më tepër dhe nuk ka se si të mos vihet në pah një mbështetje kaq e madhe që po e marrim në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme në çdo Nëndegë ku ne po i mbajmë Kuvendet zgjedhore, dhe ajo që vlen për tu theksuar dhe që shihet në sytë e fytyrat e çdo qytetari është një lodhje, zhgënjim total me këta pushtetar politik që kanë zhveshur edhe vlerat më sublime të këtij populli në çdo pore të jetës duke krijuar një averzion të tmerrshëm negativ ndaj kësaj klase politike që degraduar çdo institucion publik, që ka kalkuluar me fatet e tyre në interes të përfitimeve personale, klanore e partiake ndaj kësaj klike të degjeneruar dhe të zhytur në korrupsion, krim dhe nepotizëm.
Duke u ballafaquar me një gjendje të tillë në terren Degës së AKR-së në Gjilan po i bashkohen shumë të rinjë e të reja të kualifikuara nga të gjitha moshat, profesionet e ndryshme,duke e pa AKR-në si të vetmen alternativë, shpresën e fundit për të dalur nga kjo amulli e krijuar kudo rreth nesh.
Dhe ajo që e dallon Aleancën Kosova e Re nga subjektet tjera është sepse në vete ngërthen një mendim të ri politik me koncepte moderne të veprimit me një frymë liberale përbrenda dhe me një program ekonomik të detajuar për zhvillim ekonomik.
Njëri ndër kuadrot e respektueshëm në qytetin tonë që na është bashkangjitur në këtë rrugëtim është edhe z.Nuhiu Nuhiu me profesion ekonomist i cili aderoj nga PDK- ja ku ishte pjesë e kryesisë po ashtu ka udhëhequr edhe me drejtorin e financave në kohën sa ishte kryetar Qemajl Mustafa.
Një ndër arsyet, kryesore të z.Nuhiut për tu bë pjesë e AKR-së është se Presidentit Behgjet Pacolli është i pa korruptuar, nuk ka pasur prokuro punë me të, s`ka dosje lidhur me haraçin, nuk është i ndjekur për kriminalitet ekonomik, dhe pagën të cilën e ka marrë nga buxheti i Republikës së Kosovës ia ka dedikuar të varfëve dhe njëherit z.Pacolli s`ka dhënë premtime boshe, fjalë në erë si te tjerët, mu për këtë shkak, unë sot jam pjesë e AKR-së dhe të gjithë energjinë time, potencialin që kam do ta shkrij në kë subjekt të vlerave dhe të mundësisë për ta bërë ndryshimin mase të nevojshëm atë të zhvillimit ekonomik të shtetit.
Dega e AKR-së i uron mirëseardhje z.Nuhiut dhe i premton ta ketë të gjithë hapësirën e nevojshme për të vepruar dhe punuar së bashku në ndërtimin e një klime sa ma gjithëpërfshirëse e unifikuese në Degën tonë.
I ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit të na bashkohen në rrugëtimin tonë AKR është në proces zgjedhor të brendshëm dhe dyert janë të hapura për të gjithë, në ndërkohë do t`i publikojmë dhe shumë aderime të reja kuadro të ndryshëm dukë u nisur nga profesor, doktor, inxhinier dhe shumë profile tjera.
Bëhuni pjesë e ndryshimit me AKR-në e keni mundësin e artë që kësaj radhe të ja dalim së bashku thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/


