Mobi Casa

A po mrizojnë kuvendarët e Kosovës?

/ 12 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Reshat Sahitaj – Nga të huajt Kosova konsiderohet si vend specifik e populli ynë e ka fituar “famën” si gjaknxehtë që e vrasin vëllain e tyre për hiçgjë, që në vendin tonë nuk ekzistonin pederastët, që vendi ynë nuk durojnë ofendimet mbi moralin e familjes e shumë veti të tjera mbi të cilat ushtarët e KFOR-it me vete kishin udhëzime të tilla se si duhet të silleshin më banorët e vendit tonë. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë ushtarët e KFOR-it dhe specialistë të tjerë, që kujdesën për mirëvajtjen ose keqvajtjen e Kosovës, e kuptuan se ato udhëzime e këshilla që duhej t’i mësonin para se të shkelnin në tokën tonë nuk kishin qenë reale, sepse argëtoheshin me femrat tona sikur kudo në vende të tjera të botës së civilizuar.

Madje, edhe temën më tabu e më të ndaluar mbi ekzistimin e pederastëve, regjisori anglez, i cili me ftesë zyrtare erdhi në Prishtinë për të inskenuar në Teatrin Kombëtar “Hamletin”, e zbuloi se kjo temë ishte e ndaluar vetëm për shqiptarët, se në dhomën e hotelit të tij shumë aktorë të Teatrit Kombëtar i shkonin vullnetarisht për t’ia ofruar prapanicat e tyre, me të vetmin kompensim të luanin një rol e mos t’u tregonte të tjerëve. Një hyrje e panevojshme do të thonë disa lexues, sepse këto janë të njohura për opinionin tonë, mirëpo për të kuptuar situatën politike të mëhershme deri te aktualiteti i sotëm është e domosdoshme të kuptojmë sjelljet dhe përgjegjësitë e kuvendarëve politikë, të cilët me votat tona ata u ngritën në piedestalin e posteve të tyre përgjegjëse, e nga të cilët varet fati i Kosovës dhe fati ynë si popull.

Deputetët e Kosovës të ndarë në taborë

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri në ditët e sotme, deputetët tanë ende nuk janë vetëdijesuar se cilës parti politike i takojnë dhe ende nuk e dinë se roli i tyre është para së gjithash mbrojtja, aplikimi dhe aprovimi i ligjeve në favor të shtetit dhe qytetarëve. Rezultat i këtij mosvetëdijesimi është dalja e deputetit nga një parti në tjetrën, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me partinë nga e cila ka ikur

Deputeti largohet nga partia amë, duke menduar se ishte zgjedhur me vota personale e jo me votat e partisë ku ishte kandidat/te, si dhe me ndihmën e shefave të partisë, duke ia shtuar qindra e mijëra vota të tjera me shpresë se ai/ajo është besnik i partisë dhe i shefit. Në fakt, deputetët e tillë largohen nga partia amë për interesa personale, duke i kamufluar ato më interesa kombëtare, mirëpo ka raste kur ndonjëri apo ndonjëra joshet nga vardisjet e deputetit/tes së partisë kundërshtare dhe bien në dashuri ilegale dhe bashkë me dashuri kalojnë në anën kundërshtare me shpresa se do të gjejnë karrierë më të avancuar. Në anën tjetër, kemi edhe deputetë të cilët kanë aderuar në parti duke shpresuar që të kontribuojnë në zhvillimet e proceseve, siç ishte zonja Margarita Kadriu dhe Alma Lama, por të cilat që në start u penguan nga partitë e tyre.

Alma Lama, që ishte pjesë e VV-së, pas një kohe si deputete e kësaj partie e kuptoi se partia e saj, VV, si bazë e kishte kontrollin total mbi deputetë, duke ua kontrolluar çdo deklaratë dhe çdo fjalim. Me një fjalë, në VV askush nuk ka të drejtë të shprehë mendimin e tij personal edhe kur partia e ka gabim. Në VV, përveç celulës së përbërë nga pesëshi, askush nuk ka të drejtë të shkruajë, të flasë e të deklarojë për medie asgjë jashtë kufirit të vënë nga celula e pesëshit të kësaj partie. Margarita Kadriu, gjatë kohës sa ishte deputete e pavarur, po ashtu u përball me oferta të ndryshme nga pothuajse të gjitha partitë politike parlamentare, mirëpo ajo qëndroi stoike, duke mos iu përkulur asnjë shefi e asnjë oferte që shkonte në dëm të çështjes kombëtare. Zonja Margarita Kadriu, edhe pas tërheqjes së saj nga PDK-ja, kishte oferta nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe ofertat nga vetë Albini Kurti dhe VV-ja, që po ashtu ishin oferta që e dëmtonin interesin e Kosovës, mirëpo e ngrinin interesin personal të saj, por Margarita Kadriu i refuzoi për të qëndruar e pathyeshme ndaj ofertave joshëse. E pakënaqur me këtë papërgjegjësi të kësaj klase politike, ish-deputetja Kadriu vendosi të mos i bashkëngjitet asnjërës parti politike dhe për te mos qenë pjesë e këtij cirku politik, por që në një të ardhme të afërt të sjellë ofertën e saj dhe përkrahësve të shumtë, të pakënaqur me këtë klasë aktuale politike. Mirëpo, papërgjegjësia e një pjese të madhe të deputetëve të legjislacionit të kaluar ka ndikuar në mosaprovimin e disa ligjeve dhe rrëzimin e Qeverisë. Deputetët e legjislacionit të kaluar tërë kohën e kanë kaluar duke mrizuar në sallën dhe korridoret e Kuvendit të klimatizuar më aircondition më modernë.

Deputetët e 11 qershorit 2017 Zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti

Kosovës i dhuruan ose populli ynë vetvetes ia dhuroi një numër të madh deputetësh, të cilët për herë të parë do të marrin përgjegjësi dhe rroga të majme. Lidhur me specifikat që i ka vendi dhe populli ynë u tha më lart, por mbi specifikat që i ka Kuvendi i Kosovës do të lexoni më sa vijon: Kuvendi i Kosovës dallohet nga të gjitha Parlamentet e botës për shumë gjëra , por më e dallueshmja është mosha e deputetit. Askund në botë, po e përsëris askund në botë nuk ka ligj dhe asnjë të drejtë që një adoleshent të zgjidhet deputetet, e në Kosovë po. Kudo në botë mosha e deputetit i kalon mbi të tridhjetat, sepse për t’u zgjedhur deputet duhet së pari të aderosh në parti në të cilën duhet të kalojë një kohë e gjatë për t’u dalluar nga aktivistët e tjerë, qoftë me aftësi intelektuale ose organizative. Këtë praktikë së pari e futi në sistem LVV-ja, kur në zgjedhjet e para të tyre si parti politike kandiduan me një pjesë të fëmijëve ende pa përfunduar as shkollën e mesme e që pas këtyre fëmijëve fshiheshin baballarët padronë që e financonin Albinin.

Mobi Casa

Popullariteti i këtyre fëmijëve adoleshentë nuk e kalonte as lagjen e vet, e mos të flasim sa ishin të njohur në opinionin kosovar. Pa emër si adoleshentë u krijuan emra për opinionin tonë, në saje të përkrahjes personale të celulës së pesëshit të VV-së dhe baballarëve të tyre milionerë. Disa të tjerë pa mbështetje milionëshe të baballarëve, por me veprime vandaliste, si rrokullisjen e veturave dhe kamionëve, thyerjen e vitrinave të qytetarëve të pafajshëm, hedhjen e bombave në oborre të ” kundërshtarëve” dhe djegie të institucioneve shtetërore e fituan bekimin e Albinit dhe me falsifikimin e votave të brendshme u zgjodhën deputet[. Albin e themeloi kastën e deputetëve adoleshentë, sepse në këtë moshë këta besojnë verbërisht dhe janë miopë për çdo veprim që ndikon të jenë gjithnjë të varur në këshillat e shefit. Deputetët e Albinit mund t’i kualifikoj më fjalën popullore: janë si pula pa krye. Praktikën e Albin Kurtit e zbatoi edhe LDK-ja, duke kandiduar me Teuta Rugovën. Është e njohur se Isa Mustafa e ka lejuar kandidimin e Teuta Rugovës, për të fituar simpatinë e familjes Rugova, e në radhë të parë për të fituar elektoratin e LDK-së, duke u fshehur pas doktrinës se gjoja ky është i vetmi që është besnik ndaj filozofisë rugoviane. Në fakt, Isa Mustafa ka qenë i detyruar ta lejonte kandidimin e Teuta Rugovës për interesa të tij personale, sepse asokohe ky kishte ndaluar të kandidoheshin shumë emra të njohur të LDK-së, si Fatmir Sejdiu, kohëve të fundit Shpëtim Mulliqin e shumë të tjerë.

Pavarësisht se Teuta Rugova gëzon simpatinë në popull si bija e Ibrahim Rugovës, gjatë legjislacionit të kaluar opinioni ynë e ka kuptuar se Teuta ishte ende fëmijë për të qenë deputete për vendime të rëndësishme me interesa madhore shtetërore. Teuta Rugova tani sigurisht se ka evoluar, por ende i duhet kohë për t’u pjekur politikisht për të qenë deputete e denjë e popullit tonë. Për këtë arsyeje dhe të tjera, deputetët tanë të legjislacionit të 11 qershorit, do të vazhdojnë të mrizojnë në sallat dhe Kuvendin e Kosovës nën freskinë e kondicionerëve të ajrit më modernë. A ka shpresë të dëgjohet zëri i deputetëve? Të gjitha partitë politike, respektivisht të gjitha koalicionet i kanë vizatuar kufijtë e tyre. Lista PAN ka një qëllim: krijimin e institucioneve sa më shpejt në krye me Ramushin dhe Kadriun, ose sabotim deri në qeveri teknike apo zgjedhje të reja. Lista LAA ende e padefinuar, edh pese publikisht kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Në anën tjetër, si parti fituese e si koalicion LVV bën përpjekje maksimale për pamundësinë e zgjedhjes ës Ramush Haradinajt si kryeministër dhe të Kadri Veselit si kryeparlamentar në mënyrë që VV-ja të formojnë Qeverinë me këdo tjetër, edhe pse dikur i shanin dhe i etiketonin personalitetet e çdo partie tjetër. Albin Kurti në deklaratat dhe fjalimet e tij paraqitet një makiavelist i padenjë, mirëpo disa po i hanë foret e tij duke menduar se e ka me seriozitet. Më 14 korrik 2017, një muaj pas zgjedhjeve, Albini për të mashtruar opinionin shqiptar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, deklaroi: ” Nëse shqiptarët braktisin bashkimin kombëtar, bashkimi kombëtar nuk i braktis ata”. Si po mendon Albin Kurti se shqiptarët e paskan braktisur bashkimin kombëtar e i vetmi qenka Albini që nuk e ka braktisur ?

A mund të quhet normale kjo deklaratë absurde dhe antishqiptare e thënë nga Albin Kurti? Së pari, Albin Kurti e di shumë mirë që asnjë shqiptar në rruzullin e tokës nuk e ka braktisur bashkimin kombëtar dhe pasi e di këtë, pse Albini e përdhunos një popull të tërë, mbi 6 milionë banorë, kur deklaron se ne e paskemi braktisur bashkimin e trojeve tona?! Nëse ne populli mbi 6 milionë shqiptarë e paskemi braktisur bashkimin kombë- tar, si ka mundësi një Albin Kurti t’i detyronte shqiptarët të bashkohemi? Nëse Albini vërtet mendon se ne e kemi braktisur idenë për bashkim kombëtar, atëherë në një Shqipëri Etnike të imagjinuar nga VV-ja do të jetë Albin Kurti i vetmuar! Kjo deklaratë e Albinit është debile dhe mund të konsiderohet antishqiptare. Gabimi tjetër i VV-së dhe shefit të tyre Albin Kurti, është betimi në Kuvend me flamurin kombëtar. Betimi i deputetëve të VV-së para flamurit kombëtar, duke e refuzuar flamurin tonë shtetëror, të njohur nga mbi 100 shtete, është akt tradhtie dhe e dënueshme me ligj. Me rastin e këtij betimi, deputetët e VV-së kanë dëshmuar edhe një herë se janë kundër shtetformimit të Kosovës.

Kur deputetët e një partie më të madhe e refuzojnë flamurin shtetëror, atyre në cilindo shtet të botës do t’u merrej statusi si deputet dhe do të dënoheshin për tradhti kombëtare. Ne të gjithë jemi të pajtimit se ky flamur nuk përfaqëson dëshirat e popullit tonë, por aktualisht që nga shpallja e këtej është ky flamur që valon në të gjitha ambasadat e botës që janë në Kosovë. Është ky flamur që valon në shumë institucione të botës jashtë Kosovës! Është ky flamur që valoi ditën e shpalljes së Pavarësisë e deri sot. Flamuri kombëtar përfaqëson interesat kombëtare, ndërsa flamuri aktual përfaqëson interesat e popullit të Kosovës, dhe kushdo që tenton ta poshtërojë këtë flamur nuk është për të mirën e Kosovës, por kundër Kosovës si shtet i pavarur.

Sikur Albin Kurti ta kishte seriozisht, do t’ia shtroja një pyetje publike: pse gjatë tërë këtyre viteve si opozitë në Kuvend kurrë asnjëherë nuk e propozove një ligj për ndryshimin e flamurit?! Albini dhe VV-ja e dinë mirë se me propozime dhe aprovime në Kuvend mund të ndryshohet flamuri, e jo duke bërë gjeste fëmijërore para kamerave televizive, e në anën tjetër marrin rroga nën hije të këtij flamuri! Shpresoj që deputetët e këtij legjislacioni do të ngritin tema të guximshme e t’u thonë publikisht kolegëve të tjerë pozitë -opozitë se kur e kanë mirë e kur veprojnë në dëm të Kosovës. Shpresoj që deputetët e këtij legjislacion të mos mrizojnë, por të jenë aktivë në proceset e ardhshme që do të jenë sfidë e tyre.

(Kosova Sot)