Mobi Casa

A po kriminalizohet fushata në Viti dhe pse po heshtin organet e hetuesisë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Rasti i kinse dhunimit të një të mitureje, moszbulimi i rastit nga organet hetuese me urgjencë dhe mos sqarimi i shpejtë i këtyre montimeve të rrezikshme dhe me pasoja afatgjata, për instalimin e shpifjeve dhe trillimeve si metodë për fitimin e votave është brengosës për qytetarët e ndershëm Vitias dhe më gjerë ka shkruar Daut Xhemajli.

Postimi i plotë i Daut Xhemajlit

Për partitë dhe kandidatët në Viti
Fushata kriminale, a prodhon pushtet kriminal ?
Në Viti javën e fundit është kriminalizuar fushata për zgjedhjen e kryetarit ! Pse kjo fushatë është kriminalizu dhe nga kush ?

Rasti i kinse dhunimit të një të mitureje, moszbulimi i rastit nga organet hetuese me urgjencë dhe mos sqarimi i shpejtë i këtyre montimeve të rrezikshme dhe me pasoja afatgjata, për instalimin e shpifjeve dhe trillimeve si metodë për fitimin e votave është brengosës për qytetarët e ndershëm Vitias dhe më gjërë !

Fundamenti

Mungesa e dijes dhe vizionit për qeverisje në Viti, mungesa e ekipeve për qeverisje dhe tentimi që përmes matrapazëve dhe profiterëve të njohur për qytetarin Vitias dhe përdorimi i veprimeve të kriminalizuara për votë është për keqardhje dhe brengosës për neve !

Prandaj, stop kësaj forme që po instaloni për fitimin e votës, pushteti që vjen me metoda kriminale prodhon vetëm kriminalitet për të cilin nuk kemi nevojë fare as për ju dhe as për qeverisjen tuaj !

Sot është dashur që të dëgjojmë për arrestimin e këtyre akterëve dhe sqarimin e këtyre montazheve nëpër rrjete sociale nga hetues e prokuror të ndërgjegjshëm dhe profesional, sepse nesër është tepër vonë !