RCCOLA

A po i numëron LDK-ja, orët e fundit apo orët e para, si subjekti më i rëndësishëm politik në Kosovë?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – LDK-ja, si subjekti politik më i avancuar me një demokraci jashtëzakonisht të përparuar, po i përjeton momentet më të rëndësishme të historinë, prej themelimit të saj e deri më sot. Po them momentet më të rëndësishme sepse po ashtu edhe Kosova është duke i kaluar momentet më të vështira prej çlirimit e deri më sot.! Gjithmonë gjatë historisë 30 vjeçare LDK-ja, dhe Kosova e kanë pasur vektorin konvergjent, nëpër të cilin kanë kaluar shqiptarët, dhe falë këtij subjekti sot Kosova është e lirë dhe e pavarur.

Rruga e shpëtimit të vendit përputhej plotësisht me ideologjinë dhe programin e LDK-së, gjatë kohës që e kishte udhëhequr Ibrahim Rugova, është subjekti (lëvizja) e vetme shqiptare e cila u shndërrua në aset kombëtar, falë filozofisë rugoviane dhe nga e cila më vonë gjatë rrugës dolën edhe subjekte tjera politike, (kryesisht pas lufte), e të cilat luftën dhe orientimin kryesorë e drejtuan kundër kësaj partie dhe njerëzve të saj, sepse pikërisht nga ky subjekt politik, e shihnin rrezikun, e jo më nga Serbia, andaj është krejtësisht e pakuptueshme dhe e palogjikshme se si udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, pas çlirimit, e harruan Serbinë dhe shigjetat helmuese i kthyen kundër kësaj Partie.

Por kjo nuk përfundoi këtu: Ajo luftë vazhdoi me eliminime e vrasje të njerëzve kryesorë të LDK-së, dhe me vdekjen e presidentit Rugova, arritën që përmes marionetave të tyre brenda partisë, ta përçajnë e ta ndajnë këtë subjekt në dy parti, të cilat vazhduan rrugëtimin politik si zogu i plagosur për të mos qenë më 12 vjet akteri kryesorë në skenën politike kosovare. Ndarja e LDK-së, nuk e dëmtoi vetëm këtë parti, por dëmin kryesorë ia shkaktuan vendit ,duke e ngulfatur demokracinë dhe duke kapur shtetin në çdo pore të tij.! Rreziku dhe lufta kundër LDK-së, nuk përfundoi këtu, por vazhdoi e vazhdon sot e kësaj dite, sepse e dinë që me një LDK të dobët, jeta e tyre në pushtet është më e gjatë dhe më e rehatshme.

Uji Dea

Edhe sot kur kjo parti pritet ta ketë kuvendin së shpejti për ta zgjedhur të parin e saj, disa subjekte janë duke investuar në përçarjen e saj, ose duke tentuar që të ndikojnë në zgjedhjen e një kryetari sa më jokredibil dhe sa më të papërshtatshëm për këtë subjekt politik.! Lidershipi i kësaj partie duhet ta dijë se LDK-ja, po i numëron orët e fundit të saj, nëse përçahet ose e zgjedh njeriun jokredibil në krye të saj, dhe do t’i filloj së numëruar orët e historisë, nëse në krye të saj e zgjedh njeriun që do të jetë përfaqësues i denjë i vlerave universale dhe ideologjisë rugoviane!

Këto dy vlera, janë thellësisht të ngulitura në shpirtin e shqiptarëve ashtu siç janë të ngulitura në zemrat dhe mendjet e çdo civilizimi njerëzor. Shqiptarët e provuan në lëkurën e tyre se çka do më thënë me të udhëhequr, despoti, tirani, i korruptuar, krimineli dhe i padishmi. Tani e tutje, ne duhet të zgjedhim mes të mirës e të keqes, për t’ia vu kapakun së keqes dhe për t’i hapur rrugë të mirës./rajonipress/