Fundamenti

A po fitojnë “luftëtarët” e gegnishtes?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe është duke rishikuar disa ndryshime të normës së shqipes në disa fusha, një zhvillim ky që është cilësuar si nevojë e domosdoshme. Ndërkohë kjo është vlerësuar si fitore e atyre që kanë kërkuar ndryshimin e standardit të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, duke krijuar mundësi për futjen edhe të elementeve të dialektit gegë të shqipes.

Profesori në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi thekson se ky është një proces krejtësisht normal, ndërsa ndryshimet eventuale nuk duhen paragjykuar, pasi janë subjekt i një shqyrtimi të hollësishëm dhe të kujdesshëm brenda parametrave shkencorë.

“Janë propozuar disa ndryshime në punë të drejtshkrimit, në mënyrë që të ketë sa më pak përjashtime nga rregullat dhe në mënyrë që të krijohen parakushte për futjen dhe akomodimin e fjalëve të shqipes të lëna jashtë norme, për krijimin e kushteve për absorbimin e fjalëve të huaja në sistemin e shqipes, pa e dëmtuar atë e çështje të tjera të cilat e bëjnë shqipen më të qëndrueshme dhe në shërbim të të gjithë përdoruesve të saj”, ka thënë Paçarizi për Telegrafin.

E ndërkohë, ideatori i futjes së gegnishtes në standardin e shqipes, Migjen Kelmendi, ka vlerësuar se kjo simbolikisht shënon triumfin e të gjithë atyre që kanë luftuar kundër vendimeve të marra në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972.

“Edhe pse ndryshimet ne Standardin e Enverit qe po aprovohen nga nji i ashtuquejtun ‘keshill nderakademik’ jane vetem te natyres kozmetike, simbolika e ndryshimit dhe nevoja e ndryshimit dhe përditësimit të nji gjuhe te bunkerizueme dhe të konstipueme nga ideologjia staliniste, nga padija e gjuhetareve dhe jopatriotizmi i tyne, asht e madhe”, ka shkruar Kelmendi.

ARKATANA

Por, Kelemendi thekson se këta 15 gjuhëtarë merren me disa ndryshime që lidhen me drejtshkrimin e disa fjalëve shqipe – a duhet me shkrue fjalën ‘balonë’ a ‘ballon”, në vend që të shqyrtojnë diskriminimin që iu bë gegnishtes në ‘Standardin e Enverit’.

Ndërsa, Rrahman Paçarizi thekson se kjo çështje duhet shikuar pa ndonjë paragjykim, por përmes një trajtimi të hollë shkencor. Sipas tij, elementet e toskërishtes dhe ato të gegërishtes janë elemente të shqipes, janë në fakt dy burime që e pasurojnë përditë shqipen dhe që i japin përditë nga diçka shqipes së përbashkët.

“Tani, unë jam i bindur që duhen futur elemente të gegnishtes që janë lënë jashtë norme, por edhe elemente të toskërishtes që janë lënë jashtë norme, me kusht që ato elemente si të njërit, ashtu edhe të dialektit tjetër të jenë në shërbim të pasurimit të shqipes së përbashkët standarde e jo në shërbim të ndonjë ideje a ideologjie politike a gjeografike”, ka thënë Paçarizi.

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që është një trup i themeluar më 2006 nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me qëllim shqyrtimin e shqipes standard në këtë fazë të zhvillimit të saj. Ky trup përbëhet nga Komisioni për Drejtshkrimin, Komisioni për Morfologjinë, Komisioni për Sintaksën dhe ai për Shqipen në Shkolla. (a.f) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.