A mund të sjellë ndryshime kjo foto në riformatimin e paralajmëruar të Lutës?
Gjilan – Murat Hoxha i cili aktualisht është deputet në Parlamentin e Kosovës ka postuar një foto në rrjetet sociale ku paraqitet ekipi i Bordit të Drejtorëve në vitin 2004/2007. Hoxha ka shkruar se pritet riformatimi, por nuk ka specifikuar se kush nga ky bord do të bëhet pjesë e ekipit të Hazirit.
Murat Hoxha ka provokuar me një foto të botuar në rrjetet sociale. Ndonëse nuk dihet përmbajtja e kësaj fotoje, megjithatë në bazë të shkrimit shihet se Murat Hoxha ka treguar se nga kjo foto ka njerëz që mund të jenë pjesë e riformatimit të paralajmëruar nga Lutfi Haziri.
Bordi i drejtorëve, 2004/2007, Komuna e Gjilanit. Nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit. Pritet riformatimi, me Agim Velekinca, Gjylshen Berisha, Sevdije Maliqi – Hyseni, Hazir Mustafa, Agim Salihu, Habib Mahmuti dhe Lirije Kajtazi ka shkruar Murat Hoxha./rajonipress


