GRANDEMALL

A mund të ndihmojë vitamina D në rregullimin e shtypjes së gjakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, zbuloi se niveli i ulët i vitaminës D mund ta rrisë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ekziston një lidhje në mes të niveleve të vitaminës D dhe niveleve të shtypjes së gjakut, por rezultatet nuk janë mbështetur sa duhet me prova për t’u konsideruar të besueshme, përcjell WebMD.

Vitamina D është vitaminë e diellit. Trupi e prodhon atë kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Ajo gjithashtu gjendet në ushqime si vezët, qumështi, jogurti, peshku ton, salmoni, drithërat dhe lëngu i portokallit.

Në këtë studim, hulumtuesit studiuan shëndetin e 146.500 njerëzve. Ata e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me stilin e përgjithshëm të tyre të jetesës.

Hidromorava

Rezultatet e hulumtimit treguan se çdo rritje e ekspozimit ndaj vitaminës D me 10%, e zvogëlon rrezikun e hipertensionit, apo presionit të lartë të gjakut, me 8%.

“Është bukur të mendosh se mund t’i zëvendësojmë ilaçet për uljen e shtypjes së gjakut me ekspozimin e kujdesshëm në diell”, tha studiuesja kryesore prof. Elina Hypponen.

Megjithatë, edhe pse hulumtimi tregon se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë, ky pohim nuk është mbështetur nga dëshmi të mjaftueshme.

Pikërisht kjo është arsyeja se pse kemi nevojë të vazhdojmë me studimin që të dimë se a mund të ndihmojë marrja e suplementeve të vitaminës D në parandalimin e hipertensionit, përfundoi Hypponen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.