Uji Dea

A më shumë i duhet intelektuali politikës apo politika intelektualit?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Fadil Maloku – 1. Aderimi i intelektualit në parti politike në vendet e tranzicionit është bërë sot ekskluzivisht punë interesi meskin klanor, e jo edhe ndonjë lloj ndjenje a fascionimi të caktuar ideologjik. Autoriteti i partisë, ideologjisë, i liderit qoftë ai edhe karizmatik, për një intelektual që ka pretendime e prirje të larta e sublime, përveç që është një “këmishë” shumë e ngushtë ideologjike, ështē edhe një “adresë” e gabuar sociale, që lehtësisht në sy të publikut të gjerë mund të përceptohet edhe si një lloj “tradhëtie” e pakëndshme!

2. “Tradhëtia” që e bëjnë zakonisht pretenduesit e intelektualizmit të njëmendët, në këmbim tē një posti apo interesi të përkohshëm politik, në fakt në faza afatshkurtëra duket si një kalkulim shumë profitabil, por në sosh afatgjata ky këmbim i lirisë së mendimit e gjykimit, në disfavor të pavarësisë personale shndërrohet shumë lehtë në hipokrizi e dëm të pariparueshëm!

UBT

3. Pra, intelektuali i vërtetë do të duhej në parim të ishte ashpërsisht i butë, një prokuror i vetvetes, e avokat i interesave të kombit e shtetit. Sepse, vetëm duke bërë “kujdestarinë” e tillë neutrale ndërgjegjësuese, ai arrinë ta mbajë gjallë dhe ta motivojë publikun e fragmentarizuar ideologjikisht, në periudha të dhimbshme e të rrezikshme historike. Ndryshe, nëse bie nën ndikimin e klaneve partiake e ideologjike, ai e humbë të drejtën e kandidimit dhe nominimit jo vetëm në politikë, por çka është më me rëndësi në histori…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.