UBT

A ka Lorik Cana Facebook e Twitter?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lorik Cana e ka konfirmuar se nuk përdor rrjetet sociale, derisa ka mohuar se ka llogari në Facebook e Twitter.

Në Facebook dhe Twittet ka disa profile të Lorik Canës. Por, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka përsëritur edhe një herë që nuk i përdor fare rrjetet sociale, duke mohuar se ka llogari në Facebook dhe Twitter.

ARKATANA

“Unë kam thënë disa herë që nuk kam asnjë llogari që unë e menaxhoj në rrjetet sociale. Shumë njerëz mendojnë se unë kam llogari në rrjetet sociale, por kjo nuk është e vërtet”, ka deklaruar Cana.

E di se ekzistojnë disa llogari të cilat mbahen nga fansat e mi, por unë nuk kam lidhje me ta”, theksoi mesfushori i Lazios gjatë një interviste për emisionin Zona Goal.com në SuperSport, transmeton Express.