“A ka kryetar Gjilani”, pyet Kushtrim Kadriu?

Gjilan – Asambleisti Kushtrim Kadriu është ndër të paktët asambleista që merret me problemet e qytetarëve. Duke parë parregullsi dhe jo edukatë të qytetarëve në hedhjen e mbeturinave dhe papastërti gjithandej qytetit ka pyetur me ironi : “A ka kryetar Gjilani”.
Pamje të pakëndshme në qendër të qytetit dhe në shumë vende tjera e kanë detyruar Kushtrim Kadriun të bëjë një pyetje ironike:”A ka kryetar Gjilani”.
Kadriu ka postuar foto të ndryshme të qytetit të Gjilanit ku shihen pamje jo të këndshme të papastërtisë dhe hedhes së mbeturinave vend e pa vend.
Ndryshe, Kushtrim Kadriu është ndër asambleistët e pakët që trajton problemet e qytetarëve dhe prezanton jetën e përditshme, të mirë ose të keqe në qytet./rajonipress/