ARKATANA

A ka gjasa Ramushi t’a sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë kryeministër?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Gani Sadiku – Sot kur janë duke u regjistruar deputetët në kuvendin e Kosovës, Ramushi pret rastin që t’i nënshtrohet deri në përulje çdo deputeti, qoftë ai edhe i pakicave, për ta realizuar ëndërron e tij të kamotshme që të bëhet kryeministër. Por më e përafërt duket situata që Ramush Haradinaj nuk do t’a ketë numrin e deputetëve të cilët do ta zgjedhin ate në krye të qeverisë, dhe këtu do t’i kemi dy skenarë.

1. Hashim Thaçi nuk donë në asnjë mënyrë që ta mandatoj ndonjë nga krahu tjetër politik, dhe pritet që vendi të ketë sërish një bllokadë politike të ngjashme me atë të vitit 2014.

Uji Dea

2. Në këtë rast opozita do të detyrohet ta nxjerr popullin në rrugë me ç`rast do të rritet edhe presioni ndërkombëtarë, kur Presidenti do të jetë i detyruar, ose ta qoj vendin në zgjedhje, ose ta pranojë që ta mandatoj ndonjërin nga kandidatët e opozitës për kryeministër.

Ai e din mirë se nëse shkohet sërish në zgjedhje, LVV-je, së bashku me LDK-në, dashtën e s’dashtën do të jenë të detyruara të bëjnë një koalicion parazgjedhorë ku edhe do të jenë favoritët kryesor për të dalur të parat, për shkak se populli do ta kuptojë se pa e ç’bllokue situatën me votë, s`ka asnjë lider i cili lëshon pe për interesat e vendit në favor të interesave madhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.