Uji Dea

A jemi pjesë e një shoqërie të shëndoshë?!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Diellza Hoxha – Civilizimi zhvillohet për sa kohë kultivohen parimet dhe vlerat morale. Çdo civilizim ka këto kushte të pashmangshme: kushtet financiare, shpirtërore dhe morale. Këto janë tregues nëse një shtet është në zhvillim e sipër apo jo. Këto kushte duhen t’i ofrohen çdo individit sepse është detyrë e shtetit ta edukojë çdo qytetar të tij. Nëse nuk i kushtohet rëndësi edukimit, emancipimi në atë vend është në shkallë të ulët.

Sot, gjendja e një shteti shihet nga vlerat qe u jepen: fëmijëve, grave dhe të moshuarve. Nëse këto pjesë të shoqërisë nuk janë të kënaqura, bëhet fjalë për edukim të ulët në atë shoqëri. Dhe kjo pakënaqësi e tyre vjen nga: keqtrajtimi dhe dhuna ndaj fëmijëve dhe grave, si dhe nga pakujdesia ndaj të moshuarve. Fatkeqësisht në Kosovë, si model disiplinues dhe edukativ ndaj fëmijëve shihet dhuna, si fizike ashtu dhe emocionale, pra duke u menduar si model pozitiv. Mbi 60.1 përqind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare, kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët.

Fatkeqësisht ne Kosovë, dhuna ndaj grave po vazhdon të jetë fenomen në shoqërinë kosovare. 628 raste të dhunës ndaj grave janë shënuar vetëm gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti.

Fatkeqësisht në Kosovë, mirëqenia e të moshuarve është në shkallë shumë problematike. Kemi mungesë te shtëpive të pleqve në komunat e Kosovës, dhe kjo konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut.

RCCOLA

Kur nuk ka sistem të vlerave të shëndosha në një shoqëri, kemi rritje të hipokrizisë, mashtrimit, pasigurisë, frikës, dhunës etj. Dhe më thoni ju se a mund të jetojë gjatë një shoqëri e tillë?!

Kush është fajtor për gjithë këtë?
Pa dyshim fajtorë jemi të gjithë ne!
Duhet të rritet vetëdija për vlerat dhe parimet morale dhe të kultivohen kudo.
Asnjëherë nuk është vonë t’i përmirësojmë gabimet tona, e që shpesh i kemi bërë nga fanatizmi ose nga mungesa e vetëdijes. Duhet të vlerësojmë objektivisht dhe në mënyrë të barabartë.

Ashtu siç mua sot, më thirri një detyrë morale, ta hap këtë temë sot, e që nuk jam as e para, as e fundit, edhe ju shpresoj që ta ndieni një obligim ndaj vendit ku jetoni dhe veproni, për t’i ruajtur vlerat morale dhe shpirtërore. Të jemi qytetarë të mirë dhe atdhedashës sepse vetëm kështu asnjëherë nuk do ta lejojmë popullin tonë të venitet. /rajonipress/