Fundamenti

A janë zgjedhjet zgjidhje ?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Raif Ramabaja – Shumë opinionistë, politikanë, por edhe qytetarë po mundohen të japin përgjigjeje të saktë në pyetjen se a janë zgjedhjet e parakohshme zgjidhje e krizës politike në Kosovë ? Përgjigjja e saktë në këtë pyetje është po aq e vështirë sa ajo “a është më e vjetër pula apo veja“ ?

Por, deri sa ne në Kosovë po mendohemi si t’ja bëjmë, koha po ecën përpara dhe kriza veç sa po thellohet më shumë. Nuk po shihet drita në fund të tunelit.

Të gjithë ata që ja duan të mirën Kosovës, preferojnë dialogun për tejkalimin e mospajtimeve politike dhe kësaj gjendje të padurueshme dhe kaotike. Këtë terapi e propozojnë dhe admirojnë edhe diplomatët e huaj të instaluar në Kosovë. Dhe kjo do të ishte normale ne një shtet demokratik. Por, çka kur nuk ka dialog, e ka gas lotësjellës, koktel Molotovi, hedhje të gurëve, ndezje të veturave-dhunë.

Protestat e qeta me kërkesa të arsyeshme( e që ka më bollëk) i bëjnë mire demokracisë dhe mund të sjellin ndryshime qoftë edhe në Kosovë. Besojë se këto do i përkrahin shumica e qytetarëve të Kosovës. Kjo shumicë e qytetarëve janë për ndryshime dhe nuk kanë asgjë kundër ndonjë subjekti politik, ama siç po dukët nuk po pajtohen me ata liderë që kanë pretendime për ta mbajt apo marrë pushtetin, duke e ditur për çdo njërin edhe sa lugë i kanë në shtëpi.

Kjo nuk do të ishte kështu, por ne shqiptarët në të vërtetë e kemi më vështirë të dialogojmë mes veti se sa me ndonjë shtet apo komb tjetër. Situata e krijuar e vërteton këtë pohim. Mjerisht edhe në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës kemi jounitet të madh mes shqiptarëve. Fatkeqësisht ne jemi mësuar ta kemi tjetër kënd President, Kryeministër apo Ministër vite me rradhë, por na pengon që ai të jetë shqiptar, vetëm e vetëm përse nuk jam unë. Dhe kështu pa fund.

Virusi i quajtur “inati shqiptar” ka kaluar në epidemi,nga e cila s’po mundemi të shërohemi që shumë kohë.

Qeveria e Kosovës edhe përkundër lëshimeve në punën e saj( ka qenë edhe e penguar në disa punë), ka ofruar mundësi për tejkalimin e situatës sa i përket dy marrëveshjeve të kontestuara nga opozita, të cilat duhet reviduar dhe përmirësuar, kuptohet përmes rrugës institucionale. Por, edhe për lëshime dikush duhet të bartë konsekuenca, ose s’paku t’ju kërkohet qytetarëve të Kosovës falje publike për këto lëshime.

Uji Dea

Në anën tjetër opozita e ka zënë “pick” mazhorancën dhe në emër të “mbrojtjes së Kosovës” tani me manifestime protestuese, qoftë edhe të dhunshme po e teston forcën e saj për zgjedhjet eventuale të parakohshme. Shumë analistë vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme në këtë moment nuk do ta ndërronin konstelacionin e forcave politike në Kosovë, çka është edhe reale.

Andaj shtrohet pyetja, a janë zgjedhjet zgjidhje e problemit politik?

Kriza në Kosovë nuk është vetëm politike, ajo i ka që moti rrënjët shumë më thellë. Këtë i dinë të gjithë. Edhe unë i bashkëngjitëm atyre që mendojnë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje,por mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme janë çmimi më i lirë që mundën ta paguajnë qytetarët e Kosovës.

Në qoftë se pozita dhe opozita nuk merren vesh për tejkalimin e situatës, Brukseli do të kërkojë zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Brukseli, siç po dukët po e shef stabilizimin e rrethanave në Kosovë vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Fakti se në Serbi në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, është edhe një argument më tepër në favor të mbajtjes së zgjedhjeve edhe në Kosovë. Kemi hyrë ne një faze të komplikuar, pa një shpresë se diçka shpejtë mund të ndryshoj jetën e njerëzve.

Zgjedhjet e parakohshme demokratike nuk do ta zgjedhin problemin por, mund ta zbusin problemin dhe mund të sjellin ndryshime politike dhe strukturale brenda pozitës dhe opozitës dhe brenda vet partive politike.

Andaj, mendojë se sa më parë duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, të provohet edhe kjo terapi për shërimin dhe tejkalimin e krizës politike në Kosovë. Mendojmë se zgjedhjet mund t’na ofrojnë zgjidhje vetëm në qoftë se paraqitën njerëz të ri dhe shansa të reja dhe nëse të gjitha subjektet politike deklarohen paraprakisht- publikisht se do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.