UBT

A i bindi Biden?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikolic, pas takimit që patën me Zëvendëspresidentin Joe Biden, i shtrënguan duart me njëri-tjetrin në Romë.

Tani radhën e ka Baronesha Ashton, e cila sot i ballafaqon për të shtatën herë dy kryeministrat. Burime të Express thonë se në këtë takim ka shans të arrihet marrëveshja për Veriun.

Për herë të shtatë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic do të shkojnë të mërkurën në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Veriun e Kosovës.

Dy kryeministrat kanë paralajmëruar se një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm nëse lëshohet pe si nga ana e Prishtinës ashtu edhe nga Beogradi për Asociacionin e komunave serbe.

Pala serbe ka kërkuar kompetenca legjislative dhe ekzekutive për asociacionin, ndërsa udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se nuk mund të kalohet Pakoja e Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

UBT

Në këtë situatë, Ndërmjetësuesja e bisedimeve, Baronesha Catherine Ashton, po pret që të arrihet një marrëveshje mes të dy palëve me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Baroneshës, Maja Kocijancic, ka deklaruar se Ashton po i vazhdon konsultimet për të arritur deri te një rezultat.

Ajo nuk është përgjigjur nëse Kosova dhe Serbia do të mund të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, me arsyetimin se kjo është në dorën e të dyja palëve.

“Për këtë është e nevojshme pajtueshmëria e të dyja palëve, të dy kryeministrave”, ka thënë Kocijancic.(gazetaexpress)