UBT

A është shenjë diabeti nëse ju flihet gjumë direkt pas ngrënies?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë kemi rënë një herë në jetë në atë që ndryshe njihet si “koma e ushqimit”! Pra, një darkë e madhe familjare, një mëngjes i bollshëm, një dalje me miqtë dhe pasi jeni ngopur në ushqime të shijshme, me siguri që jeni kapluar pa fuqi diku në një karrige apo divan për të rimarrë veten dhe fuqitë.

Por, këtë herë nuk e kemi fjalën për këtë lloj ndjesie, por për atë përgjumjen tipike pas ngrënies së ushqimit. A mund të jetë kjo një shenjë e diabetit?

Dy llojet kryesore të diabetit

Diabeti është një gjendje në të cilën trupi juaj ka probleme me përdorimin e glukozës për energji. Kur gjithçka është në parametra normalë, një hormon i quajtur insulinë transferon glukozën në qelizat tuaja për t’u përdorur për energji.

Por, njerëzit me diabet ose nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë ose trupi i tyre nuk e përdor atë në mënyrë efikase. Kjo mund të çojë në nivele të larta të rrezikshme të sheqerit në gjak.

Nëse diabeti nuk menaxhohet siç duhet, ai mund kthehet në një sëmundje kërcënuese për jetën.

FIDANISHTJA

A është gjendja e gjumit pasi keni ngrënë shenjë e diabetit?

Mjekët thonë se po, kjo është e mundur! Diabeti i tipit 2 mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht pas një vakti sepse ndërhyn në aftësinë e trupit për të përdorur glukozën për energji.

“Karburanti kryesor i trurit është glukoza”, shpjegon mjeku endokrinolog, Terri DeNeui. “Nëse glukoza nuk futet mirë në qeliza, kjo do ju bëjë të ndiheni vërtet të lodhur.”

Diabeti i tipit 2 shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë të apneas së gjumit, e cila mund të sjellë çrregullime në cilësinë e fjetjes suaj.

Gjithashtu, disa simptoma të diabetit si urinimi i shpeshtë ose dhimbja e kokës mund ta bëjnë të vështirë gjumin e plotë të natës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.