Hidromorava

A është seksi kënaqësi, torturë apo indiferencë?

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Marrëdhëniet seksuale për shumicën e kafshëve duket se janë thjeshtë një biznes me qëllim riprodhimin. Kënaqësia dhe dhimbja nuk luajnë ndonjë rol, ndonëse tek fremrat duket se është ndryshe.

Luani i hipën sipër luaneshës, bretkosa mashkull mban mbërthyer atë femër dhe demi i kërcen lopës. E kush nuk i njeh pamje të tilla apo nuk i ka parë skenat në kopshtin zoologjik ose në fushën aty pranë? A ia keni bërë pyetjen vetes se ç’ndiejnë kafshët femra gjatë seksit? A ndiejnë kënaqësi apo është vetëm mundim? Brigitte Osterath u vu në kërkim të përgjigjes.

Breshkat gjigante të Sejshelleve (Seychelle) kur bashkohen lëshojnë tinguj. Me sa duket mashkullit kjo i pëlqen (së paku kështu mund të mendosh po të nisesh nga të gulçuarit). Por ç’është me breshkën femër? Biologu Justin Gerlach drejton një stacion mbarështimi breshkash gjigante në ishujt Sejshell dhe vrojton vazhdimisht sjelljen e kafshëve: “Po të mbahen në tharqe të vogla, femrat nuk kanë nga shpëtojnë. Dhe meshkujt u vardisen femrave. Prandaj breshkat femra janë nervoze, mezi u afrohesh.”

Pra duket sikur femrat detyrohen permanent për të bërë seks. Mirëpo, a është vërtet kështu? Çfarë ndjejnë kafshët femra gjatë aktit seksual? Jo ndonjë gjë të madhe, beson biologu Sebastian Baldauf. Ai ka studiuar në Universitetin e Bremenit përzgjedhjen seksuale, pra se si i zgjedhin kafshët partnerët e tyre seksualë, dhe thotë: “Me gjasa për një numër llojesh akti seksual në vetvete nuk ka rëndësi. Kjo nuk dihet me siguri, bëhet fjalë për një zonë tejet të madhe të papërkufizuar.”

Mjeti për t’ia arritur qëllimit

Hidromorava

Domethënë, në lidhje me këtë nuk ka pothuajse fare studime, sepse ajo që ndodh në trurin e kafshës femër gjatë seksit (qoftë kënaqësi, mundim apo asgjë) nuk mund të matet. Ndjenjat e mundshme studiuesit mund t’i derivojnë nga sjellja dhe nga gjërat e jashtme që bien në sy te kafshët. Pikërisht te majmuni njeri, do të ishte afërmendsh, që ngjashëm me rastin e femrës te njeriu ato të ndiejnë kënaqësi gjatë seksit. Për shembull ka raporte që disa majmunë njeri mund të kenë orgazëm. Shkencëtarët kanë konstatuar, që vagina e majmunit femër, kontraktohet gjatë aktit seksual. “Në këtë kuadër lind pyetja nëse është vërtet një formë eksitimi apo mos është një formë për të stimuluar mashkullin, në mënyrë që prej partnerit të zgjedhur (i cili sjell me gjasa avantazhe) të mund të bëhet me fëmijë.” thotë Sebastian Baldauf.

Kjo sepse për të gjitha kafshët (qofshin meshkuj a femra) është sipas Baldauf para së gjithash një gjë e rëndësishme: të përhapin gjenet e tyre. Ndërkohë që kërkimi për partnerin e përshtatshëm, me të cilin dëshiron të lindësh pasardhës, shpesh zgjat shumë, akti seksual zhvillohet zakonisht shpejt dhe në mënyrë jo të ndërlikuar, thotë Baldauf: “Te kafshët është më shumë një biznes. Për të dy, mashkullin dhe femrën, është me rëndësi që të kenë sa më shumë pasardhës cilësisht të mirë. Dhe kur është gjetur një partner i tillë, nga këndvështrimi i mashkullit ka rëndësi që ky ta përcjellë spermën dhe nga këndvështrimi i femrës që kjo ta marrë atë.”

A kanë femrat orgazëm?

Ne njerëzit e interpretojmë shpesh gabim sjelljen e kafshës femër pak para aktit seksual. Shembull për këtë është amfipoda. Te ky lloj gaforreje vendase meshkujt më të mëdhenj zenë në kohën e bashkimit një femër dhe e bllokojnë (shpesh për dy ose tri javë) derisa femra është e gatshme për mbarsje. Gjatë tërë kohës femrat luftojnë kundër meshkujve dhe përpiqen që t’i hedhin poshtë.

“Mirëpo ajo që duket si e mbrojtur, është në të vërtetë një matje e partnerit, nëse ai është i fortë sa duhet për ta mbajtur femrën, do të thotë nëpërmjet mbrojtjes nga mbërthimi që i bën mashkulli femrat përzgjedhin meshkujt të cilët garantojnë pasardhës, që mund të bëhen po aq të fortë. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me përdhunim apo me akt seksual të padëshiruar, po është vërtet seleksionim seksual për një veçori të kërkuar.” thotë Sebastian Baldauf.