Eko Higjiena

A është një ekzaminim me rreze magnetike i rrezikshëm?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk njihen rreziqe apo efekte anësore të lidhura me një ekzaminim me Rezonancë Magnetike është pa dhimbje – pacienti nuk mund ta ndiejë atë.

Përderisa nuk përdoren rrezatimet, ekzaminimi mund të përsëritet aq herë sa është e nevojshme, pa ndonjë pasojë. Teorikisht ekziston një rrezik i vogël për fetusin në 12 javët e para të shtatzënisë, për këtë arsye gjatë kësaj periudhe nuk preferohet ky ekzaminim.

Pacienti që të bëjë RM-në duhet të qëndrojë i shtrirë dhe të futet në brendinë e një cilindri të madh, moment ky që mund të jetë problematik për individët që kanë fobi nga hapësirat e mbyllura – klaustrofobik. Kësaj kategorie të pacientëve shpesh duhet t’u jepet anestetik. Pacientët e tjerë që kanë frikë nga një gjendje e tillë konsultohen paraprakisht me mjekun e tyre, i cili mund t’u japë medikamente që mundësojnë relaksimin.

Hidromorava

Aparatura gjithashtu gjatë incizimit lëshon zhurma të konsiderueshme, të cilat mund të jenë të pakëndshme për pacientin.

RM nuk mund të bëhet tek pacientët të cilët kanë implante elektrike, siç është një implant i veshit, PaceMaker, apo kanë në trup metale të tjera siç janë klipset e ndryshme kirurgjikale. Por, metalet ortopedike si kukat artificial, apo protezat e tjera metalike në kushte normale nuk janë ndonjë problem. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.