ARKATANA

A është më e mirë kafeja pa kafeinë?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çfarë është kafeja pa kafeinë?“Kafeja pa kafeinë, që njihet si dekafeinato, është njësoj si kafeja e zakonshme, thjesht ka më pak kafeinë,” shpjegon Jessica Cording, dietologe dhe autore e librit “50 zakone për të menaxhuar stresin dhe ankthin”.

Ashtu si kafeja e zakonshme, edhe sasia e kafeinës në një filxhan me kafe dekafeinato mund të ndryshojë.Kafeja e zakonshme prodhohet duke pjekur dhe bluar kokrrat e kafesë.

Procesi i bërjes së kafesë pa kafeinë ka edhe disa hapa të tjerë shtesë. Ekzistojnë disa mënyra për të hequr kafeinën.

Një proces është ai i cili përdor një filtër qymyrguri, ndërsa një tjetër konsiston në shtimin dhe pastaj heqjen e dioksidit të karbonit, i cili shpërndan kafeinën.

Mobi Casa

Të gjitha format e heqjes së kafeinës janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.A është kafeja dekafeinato më e shëndetshme?

Edhe pa kafeinë, kjo lloj kafeje përmban antioksidantë që përmirësojnë shëndetin.

Të dyja format e kafesë kanë treguar se ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit të tipi 2, sëmundjes së Parkinsonit, Alzheimerit, kancerit të gjirit, kancerit të prostatës dhe mëlçisë.A është kafeja pa kafeinë më e mirë se ajo e zakonshme?

Cila kafe është më e mirë, kjo varet nga ju. Nëse ushqeni fëmijët me gji, jeni shtatzënë ose për shkak të një sëmundjeje trupi duhet të kufizojë marrjen e sasisë së lartë të kafeinës, mund të mos konsumoni kafenë e zakonshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.