Hidromorava

A është ky zhvillimi që e duam?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arben Kurteshi – Vendi është zhvilluar! Këtë nuk e mohon askush, por vendi është zhvilluar me atë vrull, me atë hov, sa mund të zhvillohet një vend me prioritet sekondar! Sa mund të zhvillohet një ekonomi e lenë pas dore!

Aq sa të ardhurat nuk mbulojnë nevojat personale elementare, dhe është zhvilluar aq shumë sa që Bruto Produkti Vendorë për kokë banori është më i ulti në kontinentin evropian, dhe pas disa shteteve afrikane!

Pra, a është ky zhvillimi që NE E DUAM?
Asnjë investitor potencial nuk e merr hartën botërore para vete ta kërkojë se ku gjendet Kosova të vjen e të investoj aty!

Por, vetëm e vetëm me pro-aktivitet të përpilohen kushtet e nevojshme ligjore për investitorët potencial dhe bashkërisht me investitorët potencial në përputhshmëri me ligjet e Kosovës e ato ndërkombëtare; pra krijimin e draftit të „Shtratin ligjorë“ me barriera më të ulta se vendet tjera; lumi investues mund të rrjedhë drejt vendit tonë më lehtë e më shpejt; dhe mund të krijohen gjithë ato vende pune që rinia jonë po i kërkon jashtë vendit!

Hidromorava

Kapitali investues i cili po lundron rreth e rreth globin tonë, gjithherë po merr atë kahje dhe drejtim më lehtë e më shpejt drejt atyre shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulta.
Krijimi i kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore për investitorët potencial, mund të sjellë investime të mëdha në vendin tonë, dhe mund ta kthen shpresën e rinisë për të punuar dhe zhvilluar vendin.

Vetëm atëherë kur arritja ekonomike është primare dhe vizioni i mendjes e ideali i zemrës mund të zhvillohet shteti ynë, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.

Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë.
Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Madhësia e suksesit varet nga madhësia idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes e veprimeve pasuese për arritjen e synimit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.