ARKATANA

A është e mundur të bëhesh alergjik në çdo moment të jetës?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alergjitë ndodhin kur trupi juaj zbulon një lloj lënde të huaj, si p.sh. një kokërr poleni ose zbokth të kafshëve shtëpiake dhe aktivizon një përgjigje të sistemit imunitar për ta luftuar atë.

Kur zhvillohen zakonisht alergjitë?

Shumica e njerëzve kujtojnë fillimin e shfaqjes së simptomave të alergjisë në një moshë të re. Por është e mundur që të zhvilloni një alergji në çdo moment të jetës. Ju madje mund të bëheni alergjik ndaj diçkaje për të cilën nuk keni pasur alergji më parë.

Disa simptoma të alergjisë janë të lehta dhe mund të trajtohen me ekspozim të reduktuar ndaj alergjenit ose duke marrë medikamente. Simptomat ndryshojnë:

– alergjia nga bimët: kruarje e hundës, syve, gojës; hundë të bllokuara; sy të skuqur, të ënjtur.

– alergjia nga ushqimi: ënjtje e buzëve, gjuhës, fytyrës ose fytit; irrim i lëkurës, të vjella.

– alergjia nga insektet: ënjtje në vendin e pickimit, kruarje në të gjithë trupin, kollë ose shtrëngim në gjoks

– alergji nga ilaçet: irritim në lëkurë, kruarje, skuqje, ënjtje e fytyrës, gulçim.

Por disa simptoma janë të rënda dhe kërcënuese për jetën, si për shembull:

– marramendje

Mobi Casa

– ënjtje jonormale e gjuhës ose e fytit

– skuqje ose urtikarie në të gjithë trupin

– dhimbje në bark

– të vjella

– diarre

– ethe

– ndjesi konfuzioni

– humbje e vetëdijes

– anafilaksi (ënjtje dhe mbyllje e fytit, gulçim, presion i ulët i gjakut)

Duhet të vizitoni mjekun nëse keni simptoma që mendoni se shkaktohen nga një alergji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.