ARKATANA

A duhet të largohet Shaqiri nga Bayerni? Përgjigjet Hitzfeld

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka këshilluar Xherdan Shaqirin që të mbetet në Bayern Munich dhe të luftoj për një vend në formacionin e Pep Guardiolas.

Gjithnjë e më shumë po flitet rreth largimit të Xherdan Shaqirit nga Bayern Munichu, pasi nuk po gjen vend në formacionin kryesor të Pep Guardiolas.

Megjithëkëtë, ish trajneri i Bayern Munichut dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld i sugjeron Shaqirit të ketë durim. Ai e njeh shumë mirë futbollistin, që e kishte armë kryesore te ekipi helvetik. Andaj, thotë se reprezentuesi zviceran i ka të gjitha kualitet për të luajtur si titullarë në Bayern Munich.

Eco Higjiena

“Shaqiri duhet të vazhdojë të luftojë në Bayern Munich. Është një futbollist kualitativ dhe profesionist. Andaj, ai duhet ta pranojë realitetin, të ballafaqohet me sfidën dhe ta respektojë kontratën me klubin”, ka deklaruar Hitzfeld për “abendzeitung.de”.

Sipas tij, Shaqiri mund të bëhet shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolan. “Ende është i ri dhe mund të konsiderohet e ardhmja e klubit. Nëse fillon ta fitojë besimin e trajnerit, mund të bëhet shumë i rëndësishëm edhe për Bayernin”, ka theksuar ish përzgjedhësi i Zvicrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.