RCCOLA

A do t`i bashkohet LDD, LDK-së?

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LDK’në, para zgjedhjeve të ardhshme.

“Unë besoj në Kryetarin e LDK’së kam qenë përkrahës i tij shumë herësh. E ka një rrugë shumë të vështirë para vetit, një rrugë të cilën të tjerët para se me ardhë e kanë bërë me gropa vështirë të riparueshme. Ne jemi në fillim të një procesi dhe duhet njëherë ta bëjmë diagnostikimin e procesit për mos me dhanë terapi të gabueshme. Unë nuk jam njëri që i ha fjalët e mia, se ju letrat nuk mund t’i hani nesër kështu që do të shohim… Por vet prezenca jonë dhe disponimi tregon se asgjë personale në mes të neve dyve nuk ka dhe s’ka pas kurrë”, ka thënë Daci.

As kreu u LDK’së, Isa Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me LDD’në e Nexhat Dacit, në një koalicion parazgjedhor.

“Unë kam dalë javën e kaluar me një ide dhe propozim dhe që të shohim proceset dhe në bazë të atyre të proceseve të bëjmë një bashkim të partive të qendrës së djathtë në mënyrë që në qeverisjen e ardhshme të veprojmë dhe punojmë bashkërisht. Ajo çfarë sot bëmë është se në biseduam, biseduam në mënyrë shumë të relaksuar dhe e lamë mundësinë që në procese të ardhshme prapë të punojmë edhe që këto procese t’i vlerësojmë. Tash unë nuk mund të them se do të ketë apo nuk do të ketë, unë i kam shpreh të gjithëve edhe spektrit politik vendor edhe atij ndërkombëtarë se nuk është vështirë që të bëhet reforma”, tha Mustafa.

Që të dy lideret thane se ka disponim te mire për te bashkëpunuar.

Mobi Casa

Mustafa takon Dacin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ftuar në një takim kreun e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Dacin.

Takimi ka filluar para pak çastesh në Villa Gërmia, në periferi të kryeqytetit.

Gazetarja e ExpressOnline raporton se krerët e dy partive shoqëroheshin në këtë takim nga bashkëpunëtorë të ngushtë partiakë.

Takimi ka për qëllim mundësinë e bashkëpunimit mes dy partive, në kohën kur LDK po përpiqet t’i mbledh rreth vetës subjekte të deklaruara si të Djathta.