ARKATANA

A do të mbahet ndonjë seancë këtë vit, KPF i rekomandon për Kuvend 13 pika të rendit të punës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku fillimisht kryesuesi Arianit Sadiku ka uruar që 2023 të jetë një vit më i mbarë sa i përket punës së Kuvendit, për dallim nga viti i kaluar kur organi vendimmarrës është përballë me shumë vështirësi në funksionimin e tij. Ky komitet sërish ka vazhduar avazin e vjetër duke futur në rend të ditës pika provokative dhe që janë në kundërshtim me ligjet në fuqi, siç është rasti me varrezën e kafshëve në Stublinë.

Përndryshe, KPF shqyrtoi dhe rekomandoi për Kuvend propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, bashkë me orarin e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2023, propozim vendimin për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2023, propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të dt. 26.05.2022 për themelimin e KKSB, propozim vendimin për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, kërkesën nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKMF-së, propozim vendimin për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në ndërmarrjet ‘Stacioni i Autobusëve’, ‘Tregu’ dhe ‘Ecohigjiena’, dy informata, njëra për korrje-shirje dhe tjetra për ndarjen e bursave si dhe kërkesën e subjekteve politike për financimin e qirasë së objekteve ku ato janë të vendosura.

Uji Dea

Propozim-vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë si dhe informata për korrje-shirje janë miratuar me votën e dyfishtë të kryesuesit të Komitetit, pasi votat për dhe kundër ishin të barabarta (4:4).

Katër pika të tjera: tri raportet e punës për vitin 2021 të Komisioneve komunale të aksionarëve në kompanitë “Higjiena”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, si edhe raporti financiar për periudhën janar-shtator nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme për t`u rekomanduar për Kuvend, meqë opozita (LDK-AAK), e cila përbënë shumicën në KPF, ka votuar kundër.

Seanca e Kuvendit Komunal mbahet më 26 janar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.