Mobi Casa

A do të ketë edhe Gjermania një “Xherdan Shaqir” shqiptar?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mediet gjermane kanë raportuar se për të riun gjilanas, në garë janë dy gjigandët e futbollit, Borussia Dortmund dhe Benfica Lisabon. Tifozët gjermanë të faqes zyrtare të Federatës së Futbollit Gjerman, kanë votuar Besar Halimin me 2283 vota si lojtarin më të mirë të muajit që luan në Bundesligën e tretë gjermane me ekipin Stuttgarter Kickers. Në një garë të ngushtë Besari ka marrë 34 përqind të votave të vizitorëve të faqes së Federatës së Futbollit Gjerman, duke lënë pas futbollistin e njohur të ekipit Energie Cottbus, Uwe Möhrle me 1973 vota.

Për nga madhësia (1.69) pozita dhe stili i lojës i ngjanë shumë Shaqirit.

Mesfushori shqiptar ka prejardhje nga Malisheva e Gjilanit, është rritur në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga sezoni veror ka kaluar prej ekipit të dytë të Stuttgartit në rivalin e këtij qyteti në Stuttgarter Kickers, ku edhe po bën bum me 11 asiste për gol duke e radhitur si asistuesi më i mirë i ligës së tretë.

Dhe jo vetëm kaq, ai tani mban edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit nëntor të ligës së tretë të futbollit gjerman.

Tifozët gjermanë të faqes zyrtare të Federatës së Futbollit Gjerman, kanë votuar Besar Halimin me 2283 vota si lojtarin më të mirë të muajit që luan në Bundesligën e tretë gjermane me ekipin Stuttgarter Kickers. Në një garë të ngushtë Besari ka marrë 34 përqind të votave të vizitorëve të faqes së Federatës së Futbollit Gjerman, duke lënë pas futbollistin e njohur të ekipit Energie Cottbus, Uwe Möhrle me 1973 vota.

Fundamenti

19 vjeçari gjilanas konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë teknikë që luan në Bundesligën e Tretë Gjermane. Atij nuk mund t`i gjesh të meta, shkruan portali i Federatës së Futbollit Gjerman, DFB.

“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë garë, madje para Uwe Möhrles që luan në FC Energie Cottbus”, shprehet ai për portalin e DFB-së. I riu gjilanas, votimin e tij e sheh si dëshmi të angazhimit të tij në fushë.

Së fundi mediat gjermane kanë raportuar se për të riun gjilanas, në garë janë dy gjigandët e futbollit, Borussia Dortmund dhe Benfica Lisabon.

Bekim Dalipi

albinfo.ch