Fundamenti

A do të jetë pjesë e “Qeverisë Kurti 3” dhe a do ta votojë Presidenten? Flet Emilija Rexhepi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Emilja Rexhepi, ish-nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak, në një prononcim për Front Online ka thënë se është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar atë si shumë pozitiv si për subjektin politik NDS, ashtu edhe për përfaqësimin e saj personal në Kuvend.

“Jam shumë e kënaqur që kemi shënuar një rezultat shumë të mirë edhe në këto zgjedhje, si NDS, por edhe unë personalisht si deputetja më e zëshme nga të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë. Dëshiroj të falënderoj sinqerisht të gjithë për besimin që vazhdon që nga viti 2009’’, ka deklaruar Rexhepi

Ish nënkryetarja ka bërë të ditur se komunikimi me kryeministrin ka ndodhur vetëm menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke thënë se ende nuk janë takuar sa i përket formimit të qeverisë.

“Me kryeministrin kemi komunikuar vetëm menjëherë pas zgjedhjeve, ku i uruam njëri-tjetrit rezultatin zgjedhor. Ende nuk jemi takuar për të biseduar rreth formimit të qeverisë, duke pasur parasysh se KQZ ende nuk i ka publikuar zyrtarisht rezultatet’’, ka thënë Rexhepi

ARKATANA

Sipas Rexhepit, prioritet kryesor në këtë fazë mbetet funksionalizimi i institucioneve shtetërore, në mënyrë që të mund të realizohen zotimet ndaj qytetarëve.

“Prioritet për mua është funksionaliteti i institucioneve, si parlamenti ashtu edhe qeveria, në mënyrë që të fillojmë me realizimin e projekteve që ua kemi premtuar qytetarëve’’, ka shtuar Rexhepi.

Në fund, ish nënkryetarja ka konfirmuar edhe qëndrimin e saj sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentes së vendit .

“Natyrisht se do ta votoj presidenten, kur të vijë koha’’, ka thënë Rexhepi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.