Fundamenti

A do të hetohet Dosja “Dokumentari 138”

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ndryshe “Dokumentari 138” është një raport i punës së Komisionit për Kuvendin Komunal në Gjilan. Komisioni është themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, më 21.11.2008 në përbërje: Sami Hoxha (kryetar), Sami Ahmeti (anëtar), Rasim Shabani (anëtar), Xhemajl Zeqiri (anëtar) dhe Ejup Haziri (anëtar). Ky komision kishte marrë obligim grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës së vitit 1999 të shkaktuara nga agresori serb në Kosovë, në veçanti për komunën e Gjilanit.

Jetish Maloku kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan më herët ka thënë se Dosja “Dokumentari 138” që është dorëzuar nga Sami Hoxha në këtë prokurori do të hetohet detajisht dhe do të ngritet një Task Force e Prokurorëve. “Kemi prova të mjaftueshme dhe ka informacione interesante që ne do t`i shfrytëzojmë për hetime” ka thënë Maloku.

Ekipi i Sami Hoxhës që ka përgatitur dokumentarin të quajtur “138” tashmë është dorëzuar në Prokurorinë e Gjilanit për hetime të mëtutjeshme penale e cila përmban plotë tre libra që përcillen me foto, dokumente, prova, dëshmi, procesverbale, ekspertiza, dëshmi e deklarata të dëshmitarëve raporton rajonipress.

Por kjo Dosje ende nuk ka nisur të hetohet meqë akoma nuk është krijuar Taks Forca e cila pritet të merret ekskluzivisht me krimet e luftës.

Maloku ka pranuar se në këtë dokumentar ka dokumente që vërtet ia vlejnë sepse ka prova interesante. “Edhe pse ka shumë përshkrime të ngjarjes dhe ndoshta mungojnë të dhënat konkrete, për ne është e mjaftueshme që të nisim hetimet. Kanë kaluar plotë 15 vite dhe unë mendoj se ende nuk është vonë. Më mirë vonë se kurrë. Ky komision ka bërë një punë të mirë dhe unë i falënderojë ata sepse bëhet fjalë për një dëshmi të gjallë e rrëqethëse që ka përjetuar populli i Gjilanit gjatë kohës së luftës” tha Maloku.

Mobi Casa

Ndryshe “Dokumentari 138” është një raport i punës së Komisionit për Kuvendin Komunal në Gjilan. Komisioni është themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, më 21.11.2008 në përbërje: Sami Hoxha (kryetar), Sami Ahmeti (anëtar), Rasim Shabani (anëtar), Xhemajl Zeqiri (anëtar) dhe Ejup Haziri (anëtar).

Ky komision kishte marrë obligim grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës së vitit 1999 të shkaktuara nga agresori serb në Kosovë, në veçanti për komunën e Gjilanit. Prandaj, më 10.12. 2008, komisioni ka mbajtur takimin e parë, ku ka përcaktuar planin e punës.

Dokumentari përbënë regjistra, si janë: Regjistri i dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Gjilanit të vrarë gjatë luftës së vitit 1999, Listat (dorëshkrim) e të vrarëve sipas lokaliteteve të komunës së Gjilanit, Lista e dëshmorëve të Zonës Operative të Karadakut.

Këtu, në tri vëllime të këtij projekti dokumentar, që janë vëllime me afro 400 faqe dokumente më të ndryshme, si foto, gazeta, letra të shkruara, shtëpi të djegura e shumë të tjera, janë fakte të gjalla që flasin për krimet e luftës së vitit 1999 në Komunën e Gjilanit.

Janë këtu regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë periudhës së luftës prej 24 mars – 20 qershor 1999 dhe regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë pas 20 qershorit 1999 ./rajonipress/